To top
21 Pri

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ardhur këtë mëngjes të 21 prillit, ndarrjen nga jeta të Papa Françeskut.

Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare, një ditë pasi u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, – shkruan Presidenti Begaj.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Një reagim ka ardhur dhe nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga qelia burgu ka shprehur pikëllimin e madh për këtë lajm të hidhur.

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.

Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.

U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!’’

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.

Në mesazhin ngushëllues, Baba Mondi thotë se “bota humbi sot Liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe dashurisë”, si dhe tregoi se Papa e deshi shume kombin tone, “kombin martir te zotit”.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjtihashtu përmes një postimi ku ka ndarë dhe një fotografi familjare me Papën nga Vatikani, shkruan se ‘’Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.’’

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Reagimi i plotë:

Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.

Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.

Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit.”

Veliaj nga qelia ka ndarë një video kur ndodhej në Vatikan dhe takoi Papën, ndërsa shkruan se Papa ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve.

Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku, një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes.
Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.
Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Edhe kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

”Të dashur besimtarë katolikë!  Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit!

Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit! Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij!’’ – shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut: