To top
22 Dhj

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

Për herë të parë, në revistën Forbes, Samir Mane u shfaq vitin e kaluar si miliarderi i parë shqiptar dhe ndër më të pasurit në botë. Revista Forbes shkroi se Samir Mane, kishte një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet e tij në qendrat tregtare, dyqanet elektronike dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në Ballkan.

Edhe këtë vit, Samir Mane është sërish në listën e miliarderëve të Forbes dhe media raporton se ai ka shtuar pasurinë e tij me rreth 100 milionë dollarë, duke e çuar vlerën totale të pasurisë së tij në rreth 1.5 miliardë dollarë sipas renditjes së fundit për vitin 2025.

Lista e këtij viti përbëhet nga 3,028 miliarderë, me një pasuri totale prej 16.1 trilionë dollarësh, rritje prej 247 individësh krahasuar me vitin e kaluar.

Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha të investimeve në rajon, me aktivitete në qendra tregtare, zinxhire dyqanesh dhe pasuri të paluajtshme në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe SHBA.