Teksa orët po kalojnë dhe numëruesit po vijojnë me intesitet të lartë numërimin e votave, Partia Socialiste është duke shkruajtur “historinë”.
Deri më tani janë numëruar 1865 qendra votimi, nga 5225 në total, nga të cilat rezulton se socialistët janë ata që kanë arritur të grumbullojnë më tepër vota duke shkuar kështu drejt mandatit të tyre në katërt.
Partia Socialiste ka arritur të marrë 249944 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 164883 vota.
Në vend të tretë në rang vendi rezulton të jetë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e ndjekur më pas nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 16140 vota. Ndërsa, “Mundësia” e Agron Shehajt ka arritur që të marrë deri më tani 12386 vota.

E përkthyer në mandate deri në këtë fazë të numërimit Partia Socialisate arrin të sigurojë 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha 51 ulëse. Tre mandate shkojnë për Partinë Socialdemokrate, ndërkohë një mandat për Nismën Shqipëria Bëhet dhe 1 mandat tjetër për Partinë Mundësia.