Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Tiranë/ Pritet nga Rama, dhe opozita

29 April 2022

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ndodhet sot në Tiranë. Ajo ka zhvilluar një takim me Edi Ramën në kryeministri, që zgjati më shumë se një orë, por ende nuk janë zbardhur detaje nga diskutimet.

Më pas ajo është drejtuar te Kryesia e Kuvendit, ku është pritur nga deputetja demokrate Jorida Tabaku. Kanë dalë fotot e takimit me Tabakun dhe deputetët Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi.

Donfried shoqërohej nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Tiranë/ Pritet nga Rama, dalin

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Tiranë/ Pritet nga Rama, dalin

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Tiranë/ Pritet nga Rama, dalin