Duket se një ‘betejë virtuale’ ka nisur mes këngëtareve Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas përfundimit të koncertit të Dua Lipa-s në Tiranë, pjesëmarrja u trajtua në rrjet si një rekord historik për një atriste femër solo në skenë, duke lënë pas rekordin e Tina Turner në 1988-ën.

Bëhet fjalë për mbi 200 mijë spektatorë.

Ndërkohë Rita Ora ka shpërndarë një postim ku theksohet pjesëmarrja e 250 mijë spektatorëve në koncertin e saj në Shqipëri vitin 2018, si dhe fakti që rekordi ende nuk është thyer.

Të dyja këngëtaret me famë botërore janë mjaft të dashura për publikun shqiptarë, por mesa duket këto veprime shfaqin një lloj xhelozie midis tyre…