To top
6 Pri

Si do të quhet vajza e Kiares dhe Luizit?

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin më të ri të Bora Zemanit në Top Channel, “Cherry on Top”. Kiara është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe gjatë programit zbuloi se tashmë ata e kanë gjetur emrin e vajzës. Emri i bebes do të nisë me shkronjën “L”. “E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive ‘L’. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën ‘L’”, tha Kiara. Moderatorja ka folur për periudhën e ëmbël të shtatzënisë, duke zbuluar se aktualisht ka probleme me gjumin. “Gjëja që po vuaj më shumë është gjumi. Deri në muajin e shtate isha ok, pastaj kur fillova të merrja ato kilet e tepërt që kam shtuar 25 kg, janë kilogramët më të bukur”, tha Kiara.