To top
1 Kor

30 qershori/ Fituesit në 41 bashki, numërimi vijon në qendrat e tjera

Nga të dhënat e siguruara nag Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numërimi i votave për kandidatin ka përfunduar në 41 bashki, ndërkohë që në disa prej tyre numërimi ka ngelur në kutinë e fundit prej disa orësh.

 Vetëm për Bashkinë e Peqinit ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave, ndërsa në disa bashki të tjera vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Në bashkite, Divjakë, Pustec, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Konispol, Libohovë, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi, Tropoja, Selenicë, Has, Kavajë, Patos, Bulqizë, Delvinë, Kukës, Korçë, Fier ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe është shpallur fituesi i votimeve lokale, ndërkohë që në në 29 bashki vijon ende numërimi, p%rfshi kët u Shijakun e Kurbinin ku sapo ka nisur procesi.

Ndërkohë që në Bashkinë e Peqinit nuk ka filluar ende numërimi.

Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.

Fier
Armando Subashi PS (38898 vota)

Korçë
Fiton Sotiraq Filo (PS) 20831 vota- Leonard Olli (BD) 1759 vota

Pustec
Fiton Pali Kolesvki PS (1505) – Edmond Themelko AMIE (859

Kukës
Fiton Safet Gjici PS (4489 vota) – Abedin Oruçi (BD) 854 vota

Delvinë
Majlinda Qilimi PS (2608 vota)

Bulqizë
Fiton Lefter Alla PS (7529) – Ilir Balla BD (543)

Patos
Rajmonda Balilaj (8465 vota)

Kavajë
Fiton Redjan Krali PS (7426 vota) – Bledar Sinella (BD) 122 vota

Has
Liman Morina PS (4276 vota)

Divjakë
Fredi Kokoneshi PS (13513 vota) i vetëm në garë

Selenicë
Pëllumb Binaj PS (5809 vota)

Prrenjas
Nuri Belba PS (7054 vota)

Roskovec
Majlinda Bufi PS (7740 vota)

Vorë
Agim Kajmaku PS (6208 vota) i vetëm në garë

Fushë-Arrëz
Fran Tuci PS i vetëm në garë

Kolonjë
Erion Isai PS (4279 vota)

Libohovë
Luiza Mandi PS (1275 vota)

Konispol
Shuaip Beqiri PS (3328 vota)

Belsh
Arif Tafani PS (6377 vota)

Memaliaj
Gjolek Guci PS (4206)

Poliçan
Adriatik Zotkaj (4681 vota) i vetëm në garë

Himarë
Jorgo Goro PS (4209 vota)

Malësi e Madhe
Fiton Tonin Marinaj PS (7,772 vota) – Pjerin Spathari (493 vota)

Gramsh
Fiton Klodian Taçe PS – Sabri Ibrahimi (603 vota)

Pukë
Gjon Gjonaj PS (3730 vota) i vetëm në garë

Ura Vajgurore
Juliana Mema PS (7,666 vota) e vetme në garë

Tropojë
Fiton Rexhë Byberi PS (3538 vota) – Edison Hasanaj

Mallakastër
Fiton Qerim Ismailaj PS – Robert Brahaj BD

Librazhd
Kastriot Gurra PS (10089 vota) i vetëm në garë

Skrapar
Adriatik Mema PS (4505 vota) i vetëm në garë

Lushnje
Fatos Tushe PS (28086 vota)