To top
24 Tet

Christine Moro, diplomatja sharmante në Tiranë

Ambasadorja franceze, Christine Moro gjate intervistes me gazetaren e “elite” Anila Çuli
Rezidenca franceze ndodhet në një nga pjesët e qeta, shumë të bukura e plot gjelbërim në Tiranë. Nga kati i mësipërm, ambasadorja franceze Christine Moro, zbret shkallët e i afrohet mjedisit të pritjes ku do të zhvillohet intervista për revistën “Elite”. Në fakt, më ka rënë rasti të ndeshem shpesh me zonjën Moro dhe bashkëshortin e saj Louis në evente kulturore në metropol, por sot ka një tjetër pamje, madje  më sharmantja nga dipomatet që unë kam hasur në Tiranë.
Është kujdesur deri në detaje në prezantimin e saj në këto faqe reviste. I beson shumë shijes së vet personale dhe pasqyrës (shton duke buzëqeshur, teksa më tregon ndonjë rast sporadik kur realizon blerje në butikët francezë apo gjetkë). Në këtë takim më shfaqet thjesht, bukur dhe hijshëm. Ka zgjedhur një palë vëthë të këndshëm, një xhaketë të purpurt (rozë e lehtë), në duar mban stoli fine, ndërsa lëvizjet janë tipike të një madam-e franceze. Kjo grua elegante ka 35 vite karrierë në fushën e diplomacisë, e vetmja diplomate në fisin e saj më pohon. Për një diplomate, bashkëshorte e nënë e dy fëmijëve këto janë vite vërtet të vështira. Por Moro, teksa më rrëfehet më krijon bindjen e një gruaje sa të fortë po aq dhe të brishtë e njëherësh luftarake për gjërat që i do shumë. Ia ka arritur t’ia dalë mbanë, edhe pse shpeshherë, për arsye të detyrës që kryen i është dashur të udhëtojë pa familjen e saj, pasi bashkëshorti i është përkushtuar profesionit të tij krejt ndryshe nga ai i Moro-së. Me bindje më pohon se ka qenë e vështirë, por të dy ia kanë dalë mbanë dhe sot gjenden në Tiranë.  Një ambasadore karriere, e cila më tregon se fillimet e saj i ka nisur në moshën 23 vjeç, tepër e re. Kanadaja është vendi i parë ku nisi karriera e  ambasadores franceze Christine Moro, e kështu udhëtimi diplomatik i saj ka vijuar gjatë në vende të ndryshme, por kryesisht në Europë. Prej dy vitesh gjendet në Tiranë, në krye të ambasadës franceze, ndërsa daljet në media janë të rezervuara, aq më shumë jeta private. Të lë përshtypjen e një zonje miqësore, të qetë dhe tepër të sinqertë në këtë rrëfim aspak të ftohtë, siç dhe e kisha parashikuar. Porse përgjigjet e saj janë tejet diplomatike. Në këtë intervistë ambasadorja franceze pranon të rrëfehet mbi jetën e saj profesionale dhe atë private.
Zonja ambasadore, mund të më flisni pak mbi fëmijërinë tuaj, rajonin ku keni lindur e udhëtimin tuaj diplomatik?
Unë kam lindur në Arl (Arles), krahina e Provensës (Provence). Arl është themeluar nga romakët dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm strategjik, politik dhe fetar nën Perandorinë Romake dhe gjatë Mesjetës. Është një qytet i pasur me kulturë dhe histori, i cili ka shërbyer si një udhëkryq i rëndësishëm në bregun verior të Mesdheut. Në sajë të rrënjëve të tij dhe të aktiviteteve të shumta kulturore dhe artistike që organizohen në qytetin tim (Takimi i Fotografisë, muzika e ciganëve, Festivali i Jugut…), unë e kam konstatuar që në moshë të re shumëllojshmërinë e kulturave, pa iu trembur, por, përkundrazi, duke zhvilluar një dëshirë të madhe për t’i njohur, gjë që padyshim ka ndikuar në orientimin tim drejt karrierës diplomatike.
A keni hezituar ju, për të bërë zgjedhjen midis këtij profesioni dhe ndonjë profesioni tjetër?
Në zgjedhjen e profesionit ka gjithnjë një pjesë rastësie dhe nevoje. Sigurisht, unë mund të kisha zgjedhur një karrierë tjetër, por edhe ajo do të kishte pasur lidhje me nevojën për të kuptuar botën njerëzore: historiane, gjeografe na e tyre, e vënë theksin mbi konvergjencat, sepse ata kërkojnë rrugët për të arritur në mirëkuptim. Nga ana tjetër, rrallë ndodh që diplomacia e një shteti të ndryshojë në mënyrë radikale kur ndodhin ndryshime në qeverisje. Natyrisht që qeveritë e vënë theksin në prioritetet e ndryshme, por personaliteti, pozicionimi i një shteti respekton disa parametra të qëndrueshëm; kjo do të thotë që koha gjatë së cilës vepron diplomacia është një kohë më e gjatë se ajo e politikës.
Çfarë ndjesie ju dha emërimi në Shqipëri? A e njihnit ju më parë këtë vend?
Natyrisht që kjo gjë më gëzoi shumë, sepse e kisha dëshiruar këtë emërim dhe isha e përgatitur për të. Njoh mirë disa ambasadorë të Francës që kanë qenë këtu para meje dhe kemi pasur shpesh rastin të diskutojmë për vendin tuaj. Njëkohësisht, pas mbërritjes në Shqipëri, pashë me sytë e mi se sa shpejt po ndryshon vendi jua j. Shqipëria të jep një përshtypje dinamizmi dhe energjie, gjë që të bie menjëherë në sy kur jeton këtu.
Ju punoni dhe jetoni në Tiranë prej më shumë se dy vitesh. Cil at janë vendet që ju frekuentoni më shumë në Tiranë dhe pse?
Me pëlqen të shëtis nëpër rrugë thjesht për kënaqësinë që të jep aktiviteti përreth teje, si dhe për të përfituar nga klima e butë. Më pëlqen shumë Pazari i Ri, për të blerë perime dhe fruta, të cilat kanë shumë shije këtu në Shqipëri. Parku i Liqenit është i këndshëm për të shëtitur në hijen e pemëve të larta në verë. Unë bëj shpesh vizita në universitete të ndryshme, sepse ne kemi shumë bashkëpunim me ta; me këtë rast bëj edhe takime me të rinjtë. Shkoj gjithashtu në shfaqje, sepse ka gjithmonë diçka për të bërë dhe për të parë në Tiranë. (Këtu gjej rastin dhe ndalem pak, duke qenë se me Ambasadoren jemi perballur në evente të ndryshme artistike. Flasim mbi baletin “Zhizel”, që u shfaq nën interpretimin e një çifti balerinësh të mbërritur nga Teatri La Scala (Eris Nezha dhe Petra Conti), ku e ndoqi së bashku me bashkëshortin, mes të cilëve u vu re edhe prania e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, shoqëruar nga vajza dhe bashkëshortja e tij, si dhe e austriakut Florian Reining si dhe ambasasori italian Massimo Gaiani. Më pohon se i ka pëlqyer shumë dhe është frekuentuese e regullt e eventeve kulturore).
Cili është opinioni juaj për situatën politike në Shqipëri në përgjithësi? Cil at janë gjërat që ju bëjnë më shumë përshtypje në Tiranë – në kuptimin negativ – si ambasadore ose, në përgjithësi, çfarë nuk shkon mirë në këtë vend?
Edhe pse Shqipëria ka përparuar shumë 20 vitet e fundit, ka ende shumë gjëra për të përmirësuar. Ju keni një vend me potencial ekonomik, buri me natyrore, peiza zhe të bukura dhe krahë pune me shumë guxim. Këto avantazhe mund të shfrytëzohen më mirë. Shqiptarët, para së gjithash duhet ta gjejnë besimin tek institucionet e tyre, në veçanti te drejtësia. Kjo gjë do të ndihmonte zhvillimin ekonomik, por edhe atë social. (Po edhe këtu, duke përfituar nga rasti e pyes mbi jetën politike në Francë dhe zhvillimet atje, ku së fundmi Franca u kthye në një pikë referimi të medies mbarëkombëtare. Natyrisht, më pohon se I ndjek zhvillimet politike, duke qenë se përfaqëson Francën dhe Ministrinë e Jashtme. E ndërsa karriera e ambasadores shtrihet gjatë nga bashkpunimi i një numri të konsiderueshm presidetësh francezë, e padyshim ne ndalemi tek dy më të fundit Nicola Sarkozy dhe Fransua Hollande. Mes të tjerash i them se kam simpatizuar Sarkozynë, për energjinë dhe karizmën e tij, e padyshim Hollande duket një politikan i pjekur dhe me përvojë.)
Dhënia e statusit u shty edhe një herë. Mendoni se Shqipëria i plotëson realisht kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së me të drejta të barabarta? Ose, nëse e bëj pyetjen në një mënyrë tjetër, cil a është arsyeja e shtyrjes së dhënies së statusit?
Kemi të bëjmë me ndërthurjen e disa faktorëve dhe nuk më pëlqen qëndrimi, i cili konsiston në përcaktimin e përgjegjësve. Rruga drejt aderimit ka disa etapa për të kapërcyer, të cilat mundësojnë ecjen përpara në mënyrë të sigurt dhe, nëse është e mundur, pa kthim mbrapa. Shqipëria ka humbur kohë gjatë këtyre viteve të fundit; dhe sot nuk mund t’i djegim etapat. Gjëja më e mirë që duhet bërë është të vazhdohet të punohet pa humbur kohë në drejtimin e treguar nga Bashkimi Europian. Objektivat, standardet e famshme europiane nuk janë një diktat i Europës, por qëllime që Shqipëria dëshiron t’i arrijë për veten e saj. Unë mendoj se,nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve dëshirojnëaderimin në BE, kjo ndodh pikërisht sepse atadëshirojnë transformimin e shoqërisë suaj në këtëdrejtim, dhe se ata janë dakord me insistimin dhevendosmërinë e BE-së. Shumë përparime janëbërë në Shqipëri. Ato pasqyrohen në raportet eKomisionit dhe të Këshillit të Europës, të cilat janëmë pozitive. Por a jo që ka rëndësi është vullnetipolitik, vullneti i gjithë klasës politike. Dhe unëmendoj se populli shqiptar ka shprehur gjithashtuvullnetin e tij politik shumë të vendosur, për t’ukërkuar institucioneve të tij të triumfojnë mbiproblemet sociale.
Marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë të mira. Franca ka qenë vendi më i dëshiruar nga drejtuesit tanë (Hoxha, Berisha, Edi Rama), por gjithashtu edhe nga shumë artistë të famshëm, të cilët jetojnë aktualisht në Francë, nga studentët që ndjekin shkoll at franceze. Më kujtohet që në shkollën time gjuha frënge ishte gjuhë e parë. Si është gjendja aktualisht në marrëdhëniet midis dy vendeve?
Lidhjet kulturore janë gjithmonë shumë të forta; kjo është padyshim arsyeja që ka kaq shumë frankofonë në Shqipëri, si dhe kaq shumë shqiptarë që kanë arritur të kenë një karrierë të suksesshme në Francë. Si në fushën artistike (Ismail Kadare, Inva Mula, Omer Kaleshi, Anri Sala, Angjelin Prejlocaj…), por edhe në shumë fusha të tjera. Ata përbëjnë një urë lidhëse dhe një mbështetje në marrëdhëniet tona; po ashtu edhe francezët që jetojnë e punojnë këtu në Shqipëri. Për sa u përket marrëdhënieve tona, ato shtrihen në të gjitha fushat, por një vëmendje e veçantë u është kushtuar atyre fushave të bashkëpunimit që e ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë objektivat e sa j europiane.
Por a ka diçka që nuk shkon mes këtyre vendeve, ndoshta azilkërkuesit janë një problem më vete?
Fatkeqësisht, disa qytetarë shqiptarë përfitojnë nga koha e qëndrimit të tyre në Francë, por edhe në vende të tjera europiane, duke shkelur ligjin (për shembull, duke qëndruar më shumë se afati i parashikuar nga lëvizja pa viza, ose duke kërkuar në mënyrë abuzive azil politik) ose edhe duke kryer vepra penale. Kjo krijon për vendin një reputacion shumë të padrejtë, sepse pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e respektojnë ligjin dhe dëshirojnë të jetojnë me ndershmëri, duke punuar fort për të siguruar jetesën e familjeve të tyre, si dhe në paqe me fqinjët. Por ky është një realitet. Megjithatë, ne po punojmë me autoritetet shqiptare për t’I luftuar këto fenomene shumë të dëmshme për Shqipërinë.
Cil at janë projektet në zhvillim e sipër midis dy vendeve tona, Francës dhe Shqipërisë?
Vetëm pas disa javësh, në fund të marsit, do të kemi aktivitetin e madh që ne organizojmë çdo vit, në bashkëpunim me ambasada të tjera të vendeve frankofone, bashkitë dhe gjithë frankofonët e Shqipërisë, “Pranvera e Frankofonisë”. Ky do të jetë rasti për të motivuar të rinjtë shqiptarë të mësojnë frëngjishten.