To top
18 Pri

Arbana Osmani shfaqet me Jonin

arbana dhe vogelushi

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani, po e shijon në maksimum mëmësinë dhe sic duket nuk do te shfaqet dhe për disa kohë në ekran. Prezantuesja e njohur ka hedhur në rrjetin e saj sociale në “Instagram” një foto me të birin, por padyshim duke i ruajtur atij privatësinë edhe pse të gjithë janë kuriozë për të parë Jonin disa muajsh. Shfaqet ne një mjedis ku vëzhgohet gjelbërimi e ku shumë media aludojnë se është në mal, por duket se ajo këtë foto e ka bërë pranë shtëpisë së saj, në një zonë tepër të qetë e të gjelbëruar. Arbana shfaqet duke lexuar Kafkën e ndërsa në sfond qëndron karroca me të voglin e saj. Vetëm para pak ditësh Arbana u rikthye në rrjetet sociale me foto, në formë të përsosur.