To top
6 Pri

Basha “Njëqind dështimet e Edi Ramës”

Kur na ndajnë vetëm 18 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Basha shtron pyetjen se në cilin nga vendet e rajonit, qytetarët janë penalizuar nga korrupsioni.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

 

18 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni? Përgjigja Shqipëria. Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon.