To top
22 Jan

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mundësi rikthimi, reagon Angelina Jolie

SHBA– Në eventin e ndarjes së çmimeve “SAG”, ku morën pjesë shumë nga personazhet e njohur hollivudian, ajo që pikasi më së shumti, ishte afrimiteti i theksuar mes ish-çiftit të njohur, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Mediat rozë shkruan pafund për momentet e tyre të afrimitetit, dhe gjuha e trupit tregoi se mes dy aktorëvë mund të kishte një mundësi ribashkimi.

Por, një burim shumë i afërt pranë aktores Angelina Jolie, ka treguar për “Hollywoodlife”,  se aktorja në fjalë nuk do t’ja dijë shumë për këtë afrimitet. Megjithëse ajo ka theksuar se Jolie nuk do e lejojë të ndodhë kjo.

“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in”– ka shtuar burimi për Hollywoodlife.

Prej kohësh Pitt dhe Jolie i kanë dhënë fund martesës së tyre, dhe shpesh herë janë konfliktuar për shkak të fëmijëve.

Burimi: Hollywoodlife