To top
22 Jan

Ekaterini Sakellaropoulou zgjidhet Presidentja e parë grua në Greqi

GREQI– Kandidatja për presidente Ekaterini Sakellaropoulou tashmë ka fituar mbështetjen ndër-partiake dhe është shpallur fituese me 260 vota në Parlamentin grek, si Presidentja e parë grua në vend.

“Ka ardhur koha që Greqia të hapet drejt së ardhmes.”- është shprehur Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të këtij muaji, ndërsa ai propozoi emrin e Sakellaropoulout për votimin parlamentar të së mërkurës.

Sakellaropoulou është zgjedhur ditën e sotme si Presidente në Parlamentin grek me 260 vota.

Ajo është vajza e një gjykatësi të Gjykatës Supreme,  e cila ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Sorbonne të Parisit dhe është një eksperte në ligjin kushtetues dhe mjedisor.

Ajo do të marrë përsipër nga Prokopis Pavlopoulos, mandatin pesë-vjeçar i cili e përfundon në mars të këtij viti.

Presidentët grekë zgjidhen ekskluzivisht nga parlamenti. Sakellaropoulou është në rrugën e duhur pasi siguroi 260 vota të sot, më shumë sesa 200 vota që kërkohen me kusht, dhe kjo falë mbështetjes nga partitë kryesore të opozitës.