To top
16 Kor

Denisa Daka, avokatja e sfidave

IMG-20160311-WA0000

Denisa Daka është avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Shumë prej miqve dhe klientëve të saj thonë se nuk njeh humbje, madje pa frikë mund të thuhet se ajo është një nga avokatet tejet serioze që i njeh mirë procedurat, ndaj është e vështirë të humbë çështjet. E përkushtuar prej vitesh në profesionin e saj, serioze, këmbëngulëse dhe tepër humane ajo gjendet jo vetëm në ndihmë të klientëve, por edhe duke i sugjeruar dhe këshilluar gratis. Nënë e dy fëmijëve avokatja e hekurt dhe e palodhur vjen në një intervistë ekskluzive në revistën “Elite”, ku rrëfen eksperiencën, angazhimet dhe opinionet e saj, dhe atë çka e shqetëson më së shumti drejtësinë shqiptare sot…

 

Znj. Daka,  ju jeni diplomuar  për Juridik, përse  zgjodhët pikërisht këtë degë…?

Jam diplomuar  në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës dhe më pas kam kryer Master në të Drejtën Penale, sërish në këtë Fakultet. E kam dashur shumë këtë degë duke e konsideruar të veçantë e cila i përshtatej  karakterit dhe natyrës sime.

A  patët ndonjë hezitim midis kësaj fushe apo ndonjë tjetre?

Një degë tjetër që kam dashur gjithashtu, ka qenë rregjia dhe shkrimi artistik… Jam vajzë regjizori dhe kam trashëguar nga ai në një farë mase, mënyrën e të shkruarit dhe sensin artistik…që në moshë të vogël kam shkruar skica apo tregime të shkurtra e më pas kam qenë bashkëpunëtore në disa revista.

 Flitet se jeni ndër avokatet më të zonja këtu…Ç’do të thotë kjo për Ju?

Unë punoj  me përkushtim e pasion e nuk ndalem për të bërë diçka të mirë ose për të përfunduar siç duhet një proces pune…e bashkë me mua shumë prej kolegeve të mia këtu, punojnë fort e me përkushtim çdo ditë duke bërë më të mirën e tyre…Opinionet janë relative…përgjithësisht njerëzit janë mirënjohës për atë  ç’ka bën për ta…

Keni qenë avokatja e disa njerëzve VIP, si është të punosh me ta?…(vijon e plote ne print)