To top
12 Pri

Elda Mustaka çelësi për një biznes të suksesshëm

 

 

 

Elda ju jeni drejtoreshë shitjesh në një kompani prestigjioze, si “Go Tech” mund të naprezantoni rrugëtimin tuaj përse jeni diplomuar dhe si e keni nisur punën?

Unë kam studiuar në  Rumani, prej gati 10 vitesh. Kam vajtur që në gjimnaz, duke bërë 4 vite profil  financë kontabilitet. Më pas vazhdova me universitetin dhe masterin po në Bukuresht, për Menaxhim Biznesi Nderkombetar. U ktheva në atdhe për të dhënë kontributin tim dhe njohuritë  e mia që kasha përvetësuar këto 10 vite. Fillimi ishte tepër i vështirë edhe pse CV e kisha shumë të plotë. Nisa punë në një agjenci reklamash e më pas kalova në marketing e shitje në dy televizione prestigjiozë. Këto eksperienca pune më dhanë mundësinë të zgjeroja shumë portofolin tim intelektual dhe më ndihmuan të kem sot këtë pozicion pune në  kompaninë “GoTech” Electronics.

Në GoTech, kam nisur fillimisht punë part time në sektorin e marketingut, më pas në drejtimin e shitjeve me pakicë e tashmë mbuloj totalisht sektorin e shitjeve si me pakicë dhe shumicë në të gjithë vendin.

Ju ka pëlqyer gjithnjë kjo punë?

Menaxhimin përveçse e përvetëson në shkollë apo në punë, duhet ta kesh dhepak të lindur. Besoj se jam një menaxhuese e mirë si në punë dhe në familje dhe kjo besoj është dhe falë geneve të mia familjare të cilat rrjedhin, breze pas brezi në sektorin e tregëtisë dhe menaxhimit.

A keni pasur alternativë tjetër?

Në fillimet e punësimit më është dhënë mundësia të punoj dhe në shtet apo në bankë, por kampreferuar më  tepër të kem një punë aktive dhe në lëvizje. Mbyllja në zyrë dhe punë monotone besoj se s’kam për t’i bërë kurrë edhe pse mund të jenë tepër komode për një femër.

Në këtë moment jam akoma duke investuar në rritjen time profesionale dhe mendoj se do të jem aktive në tregun e menaxhimit për një kohë shumë të gjatë.

 

Mund të më thoni si ecin shitjet sot cilat janë përparësitë dhe problemet që hasen?

Tregu shqiptar është tepër dinamik, por gjithashtu dhe i padrejtë ndonjëherë. Nëse do kishim një ekonomi me stabël  nuk diskutohet që dhe rezulatet apo puna do ishte shumë me e sistemuar. Te gjithë që punojnë me rregulla do kishin vendin e merituar.

Shqipëria të fal sadisfaksione të mëdha, por gjithashtu dhe sfida të pa imagjinueshme.

Diku kam lexuar se kur e pyetën Donald Trump nëse do të kishte 100 mijë euro për një biznes ai tha 30 % do investoja ndërsa 70% do i përdorja për marketing, këtu duket qartë fuqia e marketingut po në Shqipëri si është ky raport?

S`diskutohet që marketingu është një ndër departamentet më të rëndësishme të një kompanie. Shprehja e Mad Man besoj se i përmbledh të gjitha: “Nuk ka rëndësi se çfare je dhe çfarë bën, rëndësi ka si shitesh”.

Kot nuk e ka thënë dhe Z. Trump, që tani drejton shtetin më të fuqishëm në botë!

Marketingu dhe shitjet janë dy departamente që duhet të jenë në sinkron gjatë gjithë kohës për të pasur sukses në shitje por gjithashtu dhe në imazhin e kompanisë.

Në Shqipëri, ky raport ka nisur të ndryshojë dhe faleë rrjeteve sociale në të cilat ka shumë mundësira klamimi për çdo biznes.

Çfarë  duhet që një kompani të jetë e suksesshme?

Një ekip të suksesshëm.

Ekipi është pika  e fortë  e çdo kompanie, njerëzit janë ata që bëj në punë. Nëse një nga hallkat nuk e bën punën siç i është caktuar atëherë i gjithë zinxhiri bie poshtë ose shkëputet.

Në Shqipëri  është e vështirë të krijosh një staf të suksesshëm pasi edukata për punën nuk është në nivelet e duhura.

Shpresoj që ky mentalitet, që e kam hasur në shumë kompani si problematikë madhore,të ndryshojë me kalimin e kohës.

Scic thonë: “Pune ka por s’ka profesionistë”.

Kompania  GoTech,  është ne rekrutim të vazhdueshëm dhe investon shumë në përgatitjen dhe kualifikimin e stafit por është tepër e vështirë të mbash të rinjë në punë pasi janë të paqëndrueshëm. Punën e vlersojnë si diçka kalimtare dhe jo si profesion që mund ta përvetësojnë dhe të investojnë.

Mund të më thoni si ecën procesi i shitjeve sot cilat janë përparësitë dhe problemet që hasen?

Procesi i shitjeve të elektroshtëpiakeve dhe elektronike nuk është gjithmonë në rritje, kjo për arsye të teknologjisë që përparon çdo ditë e më tepër.

Ne në GoTech kemi përparësi t’I ofrojmë klientëve produkte të cilësisë së lartë por gjithashtu dhe çmime konkuruese. Rritje shumë të madhe në shitje kanë celularët, TV Smart apo dhe elektroshtëpiake që kanë shumë opsione lehtësuese në përdorim.

Si është në përgjithësi fuqia blerëse?

Konsumatori shqiptar është çdo ditë e më tepër i informuar mbi teknologjitë, ofertat dhe janë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve.

Nuk duan më produkte që kushtojnë pak dhe prishen për një hark kohor të shkurtër. Janë të predispozuar të paguajnë pak më tepër e të marrin cilësi të garantuar.

Siç  thotë dhe shprehja Angleze: “S`jam aq i pasur sa te blej lirë”. Kështu dhe konsumatori shqiptar e ka kuptuar që investimet duhen bërë afatgjatë e të blejnë produkte cilësore dhe të garantuara.

Cilat  janë rrugët që ju përdorni në shitjet e produkteve tuaja

Ne kemidistribucionin e produkteve të mirënjohura ndërkombëtare si Hotpoint Ariston, Indesit, Elica, Ariston, Hyundai, Sharp etj. Këto produkte mundohemi që ti çojmë në çdo cep të Shqipërisë, që i gjithë konsumatori të ketë mundesi të përfitojë nga cilësia e lartë e tyre. Përveç dyqaneve që kanë logon GoTech electronics, ne kemi rishitësa në çdo qytet të vendit. Kjo bën të mundur që produkti jonë të jetë prezent kudo dhe e bën kompaninë GoTech ndër kompanitë lider në tregëtimin e elektroshtepiakeve dhe elektronikës.

Sic eshtedheslogani I kompanisesone GoTech “Me e miraeshteketu” mundohemitejemi me temiret per cilesi, cmimdhesherbimne tregunshqipetar!