To top
11 Nën

Elsa Toska dhe Fjona Fiona Papajorgji shpallen anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji votohen nga Kuvendi si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Tiranë- Kuvendi ditën e sotme ka votuar Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Ndërsa Arta Vorpsi është shpallur e emëruar që më herët si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. “Procedura është bërë sipas Kushtetutës”, është shprehur Ruçi.

Po ky votim i sotëm u kundërshtua nga disa deputetë të opoozitës sës re. Që në fillim të seancën deputetja Rudina Hajdari u shpreh se listat janë problematike dhe dy prej kandidatëve janë të imponuar. Për këtë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se deputetët nuk kanë kompetenca për diskutime, por vetëm për votim të anëtarëve. Nuk mungoi një deklaratë e fortë nga Balla i cili u shpreh se Meta ka vetëm një hall pasi kërkon të emërojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Enkelejd Alibeajt.