To top
7 Mar

Eriselda Sefa fiton bashkinë e Lushnjes

Partia Socialiste korri një fitore tjetër në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit. Socialistët kanë fituar 5 bashki, bashkinë e Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës, Dibrës dhe Durrësit. Ndërsa në Shkodër kryeson kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia.

Pas fitimit të bashkive, ka ardhur edhe reagimi i socialistëve. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, duke ju referuar fitores së kandidatit të PS-së, në Rrogozhinë Edison Memollës. Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

Ndërsa drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka falenderuar votuesit në Lushnjë për zgjedhjen e Eriselda Sefës në krye të bashkisë, teksa ka thekuar se do të nisin nga puna.

Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6-marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ndërsa i uroi suksese kandidates Eriselda Sefa, vuri theksin se çdo premtim i fushatës do të bëhet realitet. “Faleminderit popullit të Lushnjes për këtë votë që nuk ka nevojë vetëm për shumë respekt të cilin do e bëjmë nëpërmjet punës duke ja kthyer respektin gjithë qyetarëve. Puna do të fillojnë menjëherë, Lushnja do të kthehet në një kantjer ndëtimi dhe ne do të vazhdojmë pa ndërprerje, do të vazhdojmë me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek invetimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki”, theksoi Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka falenderuar votuesit për fitoren në Bashkinë e Lushnjës. Ai shkruan se kjo është një detyrim për të vijuar me punët e bëra. “Qytetarët e Lushnjes vendosën që Eriselda Sefa të vijojë drejtimin e Bashkisë. Votëbesimi i tyre është obligim i shtuar për të çuar deri në fund punët e nisura”, tha Gjiknuri.