To top
5 Tet

Filmohen sms e Berishës në Kuvend, Noka godet kamerën, Nikolla “indinjohet shumë”

Një incident ka ndodhur para disa minutash në Kuvend. Deputeti Flamur Noka ka goditur një operator i cili sipas Nokës po filmonte telefonat e deputetëve, specifikisht telefonin e Sali Berishës.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i tërhoqi vërejtje Nokës.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla. E në fakt do ishte mirë dhe fisnike, që znj.  Nikolla të reagonte edhe kundrejt ankesave të vartësve, të saj në administratë kur ankohen vazhdimisht për heqje nga puna në mënyrë të turpshme dhe të ulët, duke i zevendësuar me militantët e vet.

Kurse Noka u shpreh se është e turpshme të filmohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.