To top
14 Gus

“Forbes” rendit më të pasurit e vitit 2015. Bill Gates kryeson sërish

1425405191forbes.jpgfaqePavarësisht ndryshimeve drastike të çmimit të naftës apo dobësimit të euros vitet e fundit, disa njerëz në botë nuk i njohin trazirat ekonomike, por vazhdojnë e vazhdojnë t’i shtojnë zerot në llogaritë e tyre. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i miliarderëve në botë është rritur, nga 1645 në 1826, ndërsa në total pasuria e tyre kap shifrën marramendëse të 7 trilionë dollarëve.

 

Bill Gates është sërish më i pasuri në planet në renditjen vjetore të revistës prestigjioze “Forbes”, ndërsa krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, u fut për herë të parë në 20-shen e parë, duke zënë vendin e 16-të.

 

Themeluesi i Microsoft qëndron prej 16-vjetësh në 21 më të pasurit e globit. Pasuria e Gates vlerësohet të jetë rritur në 79.2 miliardë dollarë, në krahasim nga 76 miliardë dollarë që ishte një vit më parë.

 

Carlos Slim Helu, sipërmarrësi meksikan i telekomunikacionit, është i dyti në radhë, me një pasuri prej 77.1 miliardë dollarësh, ndërsa pas tij vjen presidenti i “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, me një pasuri prej 72.7 miliardë dollarësh.

 

Amancio Ortega, themeluesi i “Zara”-s, renditet i katërti, me 64.5 miliardë dollarë pasuri, ndërsa presidenti i “Oracle”, Larry Ellison, mbyll listën e pesë më të pasurve, me 54.3 miliardë.

 

E veçanta e listës është edhe gjinia femërore, plot 197, ku më e spikatura është trashëgimtarja e zinxhirit të dyqaneve “Wall Mart”, Christy Walton, e teta në radhë me 41.7 miliardë dollarë. Liliane Bettencourt e “L’Oreal”-it renditet e dhjeta me 40.1 miliardë dollarë.

 

E veçanta tjetër e listës është legjenda e NBA-së, Michael Jordan, i cili është futur për herë të parë në listën e miliarderëve të botës. Pasuria e tij kap shifrën e 1 miliardë dollarëve, falë kontratës me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, “Nike”.

 

“Forbes” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të miliarderëve, 536 gjithsej, ndërsa Kina ndjek me më pak se gjysmën, 213. Pas saj renditen Gjermania me 103 miliarderë dhe India me 90. Rusia, e cila ka vuajtur nga kriza e monedhës, por edhe rënia drastike e çmimit të naftës, duket se ka më pak miliarderë: nga 111 një vit më parë, këtë vit numëron 88.

 

Ndërkohë, edhe pse prej vitesh ka lënë basketbollin, legjenda e NBA, Michael Jordan, është futur për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, ndërsa pasuria e tij ka kapur shifrën e 1 miliardë dollarëve, falë kontratës me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, “Nike”.

 

Lista e 10 më të pasurve në botë:

 

Bill Gates – $79.2 miliardë (Microsoft)

 

Carlos Slim Helu – $77.1 miliardë (Manjat i telekomunikacionit në Meksikë)

 

Warren Buffett – $72.7 miliardë (Investitor)

 

Amancio Ortega – $64.5 miliardë (Zara dhe kompani të tjera të modës)

 

Larry Ellison – $54.3 miliardë (Programim)

 

Charles Koch – $42.9 miliardë (Industrialist)

 

David Koch – $42.9 miliardë (Industrialist)

 

Christy Walton – $41.7 miliardë (Walmart)

 

Jim Walton – $40.6 miliardë (Walmart)

 

Liliane Bettencourt – $40.1 miliardë (L’Oreal)