To top
9 Mar

Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e PD-së

Grida Duma, përmes një statusi në Facebook ka dhënë dorëheqjen nga posti i Nënkryetares së PD-së.

Agron Gjekmarkaj dha gjithashtu dha dorëheqjen si nënkryetar i Partisë Demokratike.

Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike:

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”, shkruan Grida Duma.

Një reagim të hapur kundër Bashës, Grida Duma e pati edhe ditën e djeshme, ku i kërkonte të jepte dorëheqjen.

“Lulzim Bashës, i cili prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura”, po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë:
Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!
Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhinës duke i vënë sikur ka thënë gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se më dhimbsen demokratët, që kudo ku shkoja më thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!
Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”, shkruante Grida Duma.