To top
18 Pri

Intervista/ Murrizi: Kontrata e aeroportit, gjobë për shqiptarët!

Myslim Murrizi, rebeli demokrat në parlament, shpjegon ndryshimet në Kuvend me krijimin e grupeve të reja parlamentare. Murrizi thotë se grupi i PD prej 7 anëtarësh është i ligjshëm, dhe thumbon Bashën kur thotë se Rudina Hajdari u zgjodh me unanimet të plotë, duke “harruar kohën kur pronari i partisë zgjidhte kryetarin e grupit parlamentar.

TIRANË- Rebeli i parë i Partisë Demokratike që në momentin kur opozita vendosi të digjte mandatet, Myslim Murrizi njoftoi se opozita do të bëhej me një grup parlamentar, që do kryesohej nga Rudina Hajdari.

Me plotësimin e profecisë, Myslim Murrizi, foli sot në Kuvend dhe nuk i kurseu kritikat për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe koncesionarin që ka nën shfrytëzim aeroportin e Rinasit.

Në një intervistë për Dosja.al, pas përfundimit të seancës plenare, Murrizi thotë se grupi i PD prej 7 anëtarësh është i ligjshëm, dhe thumbon Bashën kur thotë se Rudina Hajdari u zgjodh me unanimet të plotë, duke “harruar kohën kur pronari i partisë zgjidhte kryetarin e grupit parlamentar.

Murrizi thotë se të gjithë deputetët që nuk pranuan të bëheshin pjesë e grupit, janë të partive aleate, ndërsa, Lefter Maliqi preferoi të qëndronte i veçuar.

Intervista e plotë:

A është i ligjshëm grupi juaj, pasi në faqen zyrtare të Kuvendit rezulton me 6 anëtarë ndërkohë që rregullorja e parashikon me 7 anëtarë minimumin?

Jemi 7 anëtarë. Janë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Halil Jakimi, Alban Zeneli, Arlind Çaçani

Pse nuk u bashkuan të gjithë deputetët e listës së PD me grupin tuaj Parlamentar?

Sepse tre deputetë, Alimadhi Karamelo dhe Majlinda Halili janë të partive aleate të Bashës. Ndërsa Maliqi nuk dëshironte të bëhej pjesë.

Çfarë raportesh keni me deputetët që nuk u futën në grupin tuaj?

Kam raporte shumë të mira se tre prej tyre i njoh prej 20 vitesh.

Pse zgjodhët Rudina Hajdarin kryetare të grupit parlamentar?

Rudina Hajdarin nuk e kam zgjedhur unë por ishte një vendim unanim i të 7 anëtarëve të grupit. Koha kur kryetari i grupit emërohej nga pronari i partisë nuk ka lidhje me ne.

Në interpelancën me Ministrin e Brendshëm, u duk sikur e shfajësuar policinë dhe fajësuat TIA-n. A është ky një qëndrim i drejtë?

Por faktet e grumbulluara nga ana ime si deputet i Komisionit të Sigurisë tregojnë që marrëveshja koncesionare është një gjobë në kurriz të shqiptarëve dhe me kontratë kur i është dhënë TIA-s është shprehur qartë se sigurinë e aeroportit e siguron vetëm TIA. Përgjegjësi ligjore penale në këndvështrimin tim ka Autoriteti i Aviacionit Civil i cili me ligj është pronari që ka në pronësi aeroportin që ia ka dhënë me koncension TIA-s.