To top
10 Nën

Irena Progni (Taçe)

Ajo është rikthyer në vendlindjen e saj, pikërisht në këto ditë të nxehta të fushatës elektorale. Forca më e madhe aktualisht në pushtet, pra Partia Demokratike i ka besuar përfaqësimin e kësaj treve kësaj gruaje që tek e sheh nuk të besohet se në atë freski gati rinore të jetë akumuluar një përvojë aq e madhe jetësore e intelektuale. Pamja e saj e jashtme është një prezamtim mahnitës i një performance të brendshme tejet të shkëlqyer. Ndoshta një gërshetim i tillë mund të jetë një koincidencë, rastësi apo ku ta di se ç’ta quaj, por gjithsesi nw rastin e kësaj gruaje do ta cilësoja pa hezitim gati një perfeksion simetrik i formës dhe përmbajtjes. Kjo zonjë është në të gjitha rrafshet model impresionues, inteligjence e thjeshtësie, karriere plot sukses, por megjithatë kërkuese dhe modeste, e cila të kujton një thënje të urtë që thotë: “Kalliri plot e mban kokën ulur”.
Fati ka dashur ta ndjek me vëmendje fushatën që ajo po bën. Është një fushatë krejt e pazakont; pa sllogane, e parrulla euforike, por një bashkëbisedim njerëzor. Nuk është një nga ato fushata ku vetëm ai që pretendon të votohet flet. Përkundrazi, a jo gjithë sy e vesh ndërsa, dëgjon me vëmendje çdo shqetësim, kridhet thellë brënda tij dhe ashtu zë ëmbël e fjalë artë rrezaton shpresë, besim e siguri duke kërkuar thellë vetdijes së sa j intelektuale e qytetare rrugët e zgjidhjes së çdo shqetësimi real.  A nuk duhet të jemi si ajo? Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar hera-herës dokra, fjalë boshe pa asnjë lidhje, e për më tepër argumente non sens. Ata duan të flasin të hapin zemrat dhe të qa jnë hallet. Këtë mund ta kuptojë e mund ta bëjë realitet dikush i cili jo vetëm e zotëron mirë artin e komunikimit, por të dijë ta artikulojë këtë art mjeshtëror të fjalës duke rrezatuar më shumë shpresë, besim, siguri. Kjo është zonja Irena Progni, një nga ato gra shqiptare të cilat rrezatojnë forcë karakteri, thellësi mendimi, përulësi, modesti, virtyt e fisnikëri.
Padyshim, përvojat në organizma me prestigj ndërkombëtar si USAID kanë bërë që këto tipare të karakterit të Irenës, jo vetëm të shpalosen me gjithë përmasën e tyre, por dhe të arrijnë një shkallë të atillë perfeksioni që garanton sukses të padiskutueshëm në çdo veprimtari të karakterit intelektual e më gjerë. Nënë e dy fëmijëve, Keisit dhe Klitit dhe pse nuk është shumë pranë tyre fizikisht, për të janë burim i pashtershëm forcash e vitaliteti. Do të ishte i pa plotë profile i saj intelektual pa krahun e saj të djathtë, Gjinin, të cilin ajo e ka mbështetje të sigurt në çdo hap, këshilltarin e pazëvendësueshëm, e mbi të gjitha shokun e saj më të mirë në çdo sfidë, e betejë të jetës dhe karierës së saj profesionale. Irena ia dedikon suksesin përkrahjes së familjes, besimit në Zot dhe punës së sa j të paepur. Këto janë themelet të cilat farkëtojnë për të një dashuri rrezëllitëse plot dritë e ngjyra për vendlindjen e sa j të dashur Gramshin.
Kjo dashuri madje e ka shtyrë të hyjë në një garë realisht të vështirë, por jo të pamundur për një grua e cila në karierën e saj njeh ngjitje të shkallë shkallshme drejt suksesit. Interesant është mëtimi i saj për politikën. Për të a jo nuk është qëllim në vetvete, por një mjet i cili vë në lëvizje gjithë mekanizmat e shtetit në favor të zvillimit dhe integrimit. Hiç më shumë e hiç më pak ajo, pra politika duhet të jetë në dobi dhe në shërbim të çdo qytetari. Sërish dua t’i kthehem asaj simetrie të pamjes së jashtme dhe rrezatimit të brëndshëm të qënies së saj. Një grua e cila padyshim bën fatlum ata që e njohin dhe kureshtar ata që e takojnë për herë të parë. Kjo as se si nuk është produkt i rastësisë përkundrazi është mishërimi i virtyteve më të mira që mund të ketë një njeri brënda qënies së tij. Kur pranojmë se nuk ka njerëz perfekt të paktën le të themi se Irena është shëmbëllimi fisnik i suksesit dhe modestisë, intelektualizmit qytetarisë e vlerësimit për njeriun. Kjo është arsyeja që më obligoi të shkruaj këto pak radhë për një model gati perfekt të intelektualëve që ecin me hapin e kohës. Privilegj që të njoha Irena.