To top
10 Qer

Johnson jep dorëheqjen, nga parlamenti shkak “partygate”

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si ligjvënës. Shkak është bërë ajo që u quajt “partygate”, një seri festash qeveritare që theu rregullat gjatë pandemisë.

Ai u largua me akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik dhe kryeministirit Rishi Sunak, gjë që mund të sjellë tensione brenda Partisë Konservatore.

Johnson i akuzoi ata se po përpiqeshin ta dëbonin atë dhe la të kuptohej se karriera e tij politike nuk ka përfunduar ende. “Është shumë e trishtueshme që po largohem nga Parlamenti, të paktën tani për tani” tha ai.

Johnson i paraprin përjashtimit nga parlamenti duke dhënë

Johnson mori vendimin e dorëheqjes pasi mori një letër nga komiteti parlamentar që e kishte hetuar, ku lajmërohej se ndaj tij do të nisë procedura e përjashtmit nga parlamenti për shkak të “partygate”. “Qëllimi i tyre që nga fillimi ka qenë të më shpallin fajtor, pavarësisht nga faktet,” tha Johnson.