To top
14 Gus

Julia Roberts, aktorja që sfidon vitet

Julia-11Si ka evoluar bukuria e aktores hollivudiane

Bukuria dhe sharmi i aktores hollivudiane Julia Roberts duket se i bën hije gjithçkaje dhe gjithëkujt pranë saj. Një ndrydhje delikate, më së shumti e sulmuar pa shenja respekti. Duket se Julia preferon të humbasë në angazhime apo të shohë se si i përgjysmon pilulat, në vënd që të shihet në pasqyrë dhe të mos arrijë ta njohë veten. Preferon realitetin në vend të iluzionit të plastikës (që ia ka lënë kukullave) e duke qënë se është bërë pjesë e ANTA-s pa qënë ende në perëndim të shkëlqimit, festoi të 46-at me një freski autentike dhe me një listë risish që e zgjedhin si dëshmtare të stilit të gjithëkohshëm. Julia Roberts, ndër më të preferuarat e kopertinave, nga i buron sekreti i hijeshisë? Është drita që i buron nga rrefuzimi i errësirës, prandaj mos e merrni shumë personale. Nga ana tjetër “La Vie Est Belle”. Një grua që plaket, pra që nuk ka menduar kurrë që duke qëndruar në shtëpi për kohë të gjatë me familien dhe fëmijët do të kompromenonte karrierën e saj. Ose më mirë, nëse duhet të merrte fund, thjesht do të merrte fund, nuk do të kishte keqardhje. Kuqalashe, bionde, gështenjë, një seri pamjesh, më mirë që të mos kishte mangësira. Përveç buzëqeshjes, firmën e saj mban edhe ujvara e kaçurrelave, ngjyrë bronxi e të çrregullta tek “ Pretty Woman (1989). Më pas në tapetin e kuq të Oscar, e priti nominimin për Aktoren më të Mirë me filmin “Pretty Ëoman”, me një prerje shkurt dhe bionde (shumë më të ndezur), dhe kacurrela shumë më të theksuara. Një model që në versionin me flokë të drejta kujtonte shumë atë të Lady D- që e kishte njohur pak kohë më parë gjatë një premiere në Londër. Të jetë frymëzuar vallë nga princesha? Përsëri: flokët e shkurtëra shndërohen në një kasketë gjysëm të gjatë, biondia do të tjetërsohej në një gështenjë të theksuar gati korb. I shpalosur gjatë Oscar 2001, në marrjen e çmimit “Aktorja më e mirë” me “Erin Brockovich”, në një model të mbledhur. Kjo ishte një etapë që i mbylli kllapat shumë shpejtë, sepse iu rikthye sërisht bjondes. Shpëtoi nga momenti “ korb i zi” të 2002, duke ju rikthyer nuancave të hapura, por shumë shpejt rishfaqet gështenja në 2006. Më pas fije bjonde dhe për ta mbyllur sërisht një bjonden e ngrohtë. Këto ishin ndryshimet dhe pamjet e Julia Roberts gjatë viteve në ekran.