To top
2 Sht

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë së tyre

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë së tyre në një dasëm madhështore.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë diten e premte, në një ceremoni, në Pallatin Mbretëror në Tiranë, me mjaft të ftuar të rëndësishëm, miq dhe të afërm.

Më herët ata i dhanë betimin njëri – tjetrit,  se nuk do ndahen për asnjë moment nga njëri-tjetri, do jenë pranë në të gjitha sfidat e jetës, në të mirë e në të keq.

Xhensila mori vëmendjen e gjithë të pranishmëve, teksa u shfaq plot shkëlqim në vellon e bardhë, të punuar bukur dhe me detaje enkas për të.

Jo më pak vezullues dukej edhe dhëndri i mbrëmjes, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, nuk i la anash batutat.