To top
28 Jan

Letra e prostitutës për gruan e klientit: Unë jam sekreti i shumë martesave

Në revistën amerikane Vice, para disa ditësh u botua letra e një prostitute kushtuar një bashkëshorteje. Nuk është bashkëshortja konkrete e një klienti konkret, por një grua kushdo. Letra është botuar më pas edhe në media të tjera.

E dashur grua, nuk njihemi, por e di që ndoshta burri yt të tradhton dhe paguan një grua tjetër për të bërë seks. E them sepse kjo është puna ime dhe nuk jam aspak keq për klientë. Por jo burri yt, thua ti, jo ai! Burra të tjerë, sigurisht, por marrëdhënia juaj, jeta juaj seksuale, ka ndryshuar. Ju keni bërë një treshe me shoqen e kolegjit dhjetë vjet të shkuara. Ju morët një dado dhe shkuat në Las Vegas. Ju keni ndjekur gjithë maratonën e “Law and Order” të përqafuar? Ju kishit një martesë të shkëlqyer! Më lejo të pyes: Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks tre herë në javë? Kur ka qenë hera e fundit që je ankuar për këtë? Nuk mendon që   ndoshta ai po e zgjidh problemin pa ty, që do të thotë me mua? Lajmi i mirë është që nëse bashkëshorti yt më takon mua, kjo do të thotë që ai do ta vazhdojë të jetë i martuar. Ai po zgjedh të marrë pak afeksion në mënyrën që hap më pak probleme. Mendo sikur në vendin tim të ishte me dadon, fqinjën, shoqen tënde të ngushtë. Unë mund të vazhdoj, të listoja, por ti e kape idenë. Unë jam një profesioniste. Jam diskrete, por më tepër jam e drejtpërdrejtë: Koha, vëmendja dhe seksulaiteti im maten me orë, përtej të cilave ai është yti. Dhe më e rëndësishmja, unë nuk e dua burrin tënd dhe nuk do e dua kurrë. Unë ndjej të njëjtin nivel afeksioni për të sa dhe baristja. Unë nuk do jem kurrë kërcënim për martesën tënde sepse kur jam jashtë orarit nuk dua t’ja di për asnjë nga ju. Unë nuk do dal kurrë për darkë me të, nuk do të marr ty në telefon në mes të natës apo të shkaktoj divorc. Ti nuk do zbulosh asgjë nga unë. Dhe nëse e zbulon nga ai, ai është ose budalla ose i nevrikosur me ty. Po, disa klientë bien brenda, por është një pellg i cekët duke qenë që ata e dinë që ajo që bëjmë ne është false. Ti besoj, nuk mendon që hidrauliku I ka qejf tualetet. Burrat e dinë që afeksioni im për ta është i kushtëzuar me afeksionin e tyre për të më dhënë para. Ai nuk vizualizon të shohë emisionin e mbrëmjes me ty dhe fëmijët dhe pastaj të vrapojë te dhoma ime e hotelit duke pëshpëritur emrin tim. Unë jam jashtë jetës. Unë jam një punonjëse. Edhe nëse do fiksohet seksualisht pas meje, nuk do përfshihet emocionalisht në atë që bëjmë. Nëse gjërat do bëhen “complicated”,siç thonë adoleshentët, ka një siguri: unë kushtoj. Sipas përvojës sime, meshkujt harxojnë aq sa mund të përballojnë, për seksin. Nëse bashkëshorti yt ka nevojë dy herë në javë, mund t’i marrë pa rënë në sy 1,000 $ nga buxheti mujor i familjes. Edhe sikur të dojë më shumë, ai nuk mund t’i presë me gërshërë. Çfarëdo që ai mendon që ndien, do e harrojë për dy javë si çdo gjë. Nëse ai shkrin fondin e kursimeve për pensionin e ardhshëm për të blerë kohën time, unë shpresoj që ti do e çosh në divorc sepse ai nuk ka biznes për të fituar paratë. Po për sëmundjet? Ndryshe nga çfarë sheh në filma, shumica e prostituave janë më të pastra nga sëmundjet dhe më të ndërgjegjshme për sigurinë sesa mesatarja e sekretareve tuaja të dashuruara. Të kujtohet çfarë thashë për dëshirën time shumë të kufizuar për të? Ajo përfshin edhe profilin e tij epidemiologjik. Dhe gjithashtu nuk ka probleme dashurie dhe fëmijësh. Shansi im për të mbajtur një fëmijë pune është 0 për qind.Ndoshta ti ende nuk do që ai të flejë me mua. Do të pyes sërish: Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks tri herë në javë? Nuk po të them që është detyra jote ta bësh atë të lumtur. Po them ndoshta ti nuk do të flesh me të aq shpesh. Je e zënë, je e stresuar, ose ai nuk të pëlqen më. E kuptoj, ai me siguri nuk e bën për mua. Kjo është çështja. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme, sepse kur ai më takon, të dy ju keni sasinë e seksit që doni. Sa kohë do e lësh rehat telefonin e tij, mund të festoni 50 vjetorin e martesës.

Je e mirëpritur!