To top
14 Maj

Libri\Si veproi Edi Rama pas 21 janarit, kur mori vesh për një eleminim të mundshëm të tij

Si ka vepruar Edi Rama pas 21 janarit kur si lideri i PS-së mori vesh për fjalët e hapura nga vetë Berisha se ai edhe mund të vritej nëse mësynte edhe njëherë mbi kryeministrinë? Këtë ngjarje  e kanë treguar në mënyra të ndryshme shumë vetë,  e së fundi, në librin e tij me kujtime edhe ish presidenti Bamir Topi në librin e tij, “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”.

Në një kapitull të veçantë , Topi flet për 21 janarin dhe për mënyrën si u menaxhuan ditët pas kësaj ngjarjeje të tensionuar. Ai ka rrëfyer një takim në zyrën e tij kur nxori jashtë edhe sekretaren dhe sy më sy me ish liderin e opozitës i tregoi për raportin e shërbimit sekret se ndaj tij mund të bëhej një atentat. “Tani duhet të ndaj diçka serioze që ka të bëjë me ty. Bahri Shaqiri, në nje urgjencë të lartë më kishte informuar se jeta e Edi Ramës rrezikohej seriozisht dhe ndërkohë që po e informoja, fytyra e tij mori një pamje të zbardhur, ku dalloja lehtësisht bulëzat e djersës që i mbulonin ballin” shkruan ish presidenti në kujtimet e tij.