To top
27 Mar

Lida Shosha : Duajeni mjekun!

 

Dr. Lida ju prej vitesh jeni një kirurge mjaft profesioniste në fushën tuaj. Si kanë qenë fillimet tuaja?

Fillimet e mia kanë pasur vështirësitë e çdo mjeku në hapat e para, aq më tepër që ishte koha e post-tranzicionit të hershëm. Do të thoja është shume e vështirë të bëhesh kirurge në Shqipëri e të jesh e realizuar,  është si të ecësh mes ferrit. Kirurgjia është profesion që konsumon kohë, kohë që e heq nga vetja, familja, fëmijët dhe shoqëria. Gjithmonë je në borxh me ta. Por ndërkohë është dhe profesion ku fuqishëm dominohet nga meshkujt dhe është sfidë e vështirë por absolutisht e superueshme. Ia kam dalë pasi kam punuar fort, kam patur suport të mirë nga familja dhe një pjesë e kolegëve më kanë mbështetur. Këtu gjej rastin të shpreh mirënjohjen time më të thellë.

Përse zgjodhët pikërisht fushën e Mjekësisë?

Im atë donte shumë që të bëhesha mjeke dhe për t’i plotësuar atij dëshirën, unë u bëra mjeke. Por, kur mbarova Fakultetin e Mjekësisë, ai ndërroi jetë dhe nuk arriti të më shihte të realizuar. Kjo është keqardhja më e madhe që kam në jetë. Do jepja gjithçka që ai të jetonte qoftë dhe një ditë e të më shihte çfarë kam arritur të bëj, të shihte sesi vajza e tij, nga një lagje e thjeshtë beratase realizoi një ëndërr, amanetin e tij për tu bërë mjeke e për të shërbyer me profesionalizëm e dinjitet popullit të vet. I ngjaj shumë atij në karakter e vullnet, dhe më mungon pafund.

A kishit alternative apo dëshirë tjetër?

Po, une isha nxënëse e shkëlqyer, mund të merrja Juridik, ëndra ime ishte të bëhesha juriste. Sot mund të them që ka qenë zgjidhje e zgjuar Mjekësia, pasi më kalimin e viteve mësova ta dua dhe eksploroj misterin e pafund të jetës njerëzore dhe dëshirën për të sfiduar sëmundjet e për të luftuar për jetën. Mjekësia të jep atë sadisfaksion si asnjë profesion tjetër, por dhe vuajmë shumë. Mbart të dy anët e medaljes. Në memorien time janë fiksuar përgjithmonë momente gëzimi e triumfi, sikundër momente të trishta, kur vdekja ka qenë e paevitueshme. Vitet 1997 e më pas kanë lenë gjurmë të thella në ndërgjegjën time si kirurge dhe njeri.

Prej shumë vitesh ushtroni profesionin e kirurges në një nga spitalet më prestigjioze në fushën e mjekësisë?

Po, prej 10 vitesh tashmë punoj pranë Spitalit Amerikan 1, ku drejtoj Shërbimin e  Kirurgjisë Kolorektale dhe Proktologjisë. Spitali amerikan po tregon çdo ditë e më shumë që është lider i padiskutueshëm në ofrimin e një shërbimi bashkohor dhe cilësor, dhe ka sjellë një ndryshim rënjësor në  përmirësimin e sistemit shendetësor në vend.

Aktualisht si është mjekësia shqiptare sot, përtej asaj që ne shohim si qytetarë të thjeshtë.

Mund të them që është shumë më mirë se çka qenë para 20,10,apo 5 vitesh. Futja e ofrimit të shërbimit spitalor privat, ashtu sikundër në shumë biznese të tjera, ka sjellë një ndryshim rrënjësor në performancën mjekësore moderne dhe një hop cilësor bashkohor në shërbimin ndaj pacientit. Por mendoj që dhe shërbimi publik ka bërë progresin e vet, të ngadaltë mbase për shkak të strategjive dhe politikave jo të mirëstudjuara ndër vite. Duhet të merren masa urgjente për të evituar rrjedhjen e mjekëve dhe infermierëve drej shteteve të Europës. Mendoj që nëse kjo tendencë nuk ndalet, për disa vjet rrethet dhe periferia do të vuajnë mungesa të jashtëzakonshme në shërbime mjekësore e kryesisht në specialistë. Një mjek është një investim shume vjeçar, që mbart shumë lodhje e sakrificë. Një mjek i mirë nuk bëhet për një ditë, një mjek i mirë është një aset i vyer, dhe si i tillë duhet të trajtohet nga shteti e shoqëria, pasi mungesat në mjekë të mirë kanë kosto në jetën njerëzore të parikuperueshme. Mjekët janë shtresa më elitare e një shoqërie të civilizuar, dhe kështjella e fundit që bie. Duajeni mjekun, – kjo është këshilla ime.

Sa kujdesen shqiptarët për shëndetin e tyre, çfarë duhet të kënë ata kujdes për së pari?

Shqiptarët sot janë më të ndërgjegjësuar për shëndetin e tyre. Programet e check-up-it, informimit publik, fushatat sensibilizuese, eventet mjekësore të shumta që kanë fokus ndërgjegjësimin e popullatës dhe rritjen e kujdesit ndaj shëndetit të tyre, mediat sociale me focus shëndetin, eventet e shumta që organizohen në vend me focus parandalimin e sëmundjeve dhe kujdesin ndaj shëndetit,kanë bërë punën e vet. Sigurisht ka shumë për të bërë, sidomos në rrethe dhe periferiku informacioni mjekësor shkon më i cunguar, dhe mbase varfëria i pengon të adresohen në kohë për problematikat e shëndetit. Njerëzit duhet të adresohen sidomos kur kanë simptoma të cilat e paralajmërojnë një njeri që diçka nuk shkon me shëndetin e tyre. Nuk duhet të bien pre e vet-trajtimeve që marin nëpër farmaci pa e ditur çfarë kanë, mjekimeve popullore etj dhe sigurisht mirë është t’i nënshtrohen check up-e ve të regullta. Pastaj disa sëmundje nuk kanë klinikë të qartë, dhe pacientët vijnë te mjeku kur është tepër vonë. Kjo është mjekësia, misteret e saj janë të pafundme, ashtu si vetë jeta.

Cilat janë këshillat që i jepni pacientëve tuaj në përgjithësi?

Shoh kategori nga më të ndryshmet. Gjatë karrierës time pothuaj 25 vjeçare kam konsultuar mbi 40.000 raste dhe kam operuar mbi 4200 pacientë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në Spitalin Amerikan operojmë dhe shumë të huaj nga vende të ndryshme që jetojnë në Shqipëri. Këshillat janë në varësi të sëmundjeve që paraqesin. Ajo që kam konstatuar është që femrat shqiptare janë më neglizhente se meshkujt.

Çfarë i duhet një doktori për të qenë sa më i besueshëm dhe i suksesshëm?

Ta dashurojë së pari profesionin e bukur të mjekut, të punojë fort, të lexojë shumë, të trajnohet kudo të mundet, jashtë e brenda vendit. Në Shqipëri nuk është e lehte të realizohesh si mjek. Ndoshta është më e lehtë të bëhesh deputet. Duhet se s’bën trajnimi jashtë vendit. Mjekësia ecën me ritme të furishme, nuk njeh ndalje, po kështu duhet të punoj dhe të ritetprofesionalisht edhe mjeku.Vështirësitë financiare shpesh nuk i mundësojnë mjekëve të rinj një gjë të tillë, por shteti dhe institucionet mjekësore duhet të ndërtojnë politika bashkpunimi për trajnimin adekuat te stafit te tyre. Mjeku duhet te ndertoje ura besimi se pari me pacientin, ky eshte kyci i suksesit. Pacientet tane shpesh jane te lodhurnga rendja nëpër specialiste të ndryshëm, me besim të ulur. Nëse mjeku i transmeton besim në aftësitë etij, pacientët bashkpunojnë.

Cilat janë hobet dhe pasionet tuaja? Shoh se dhe pikturoni..

Brenda botës së një kirurgu fle një shpirt artisi. Aktualisht jam e apasionuar me pikturën. Ndër vite kam vizituar shume Galeri Artesh ne vende te ndryshme ne bote, dhe ne cdo shtet qe kam shkelur, kam pare nje Galeri Arti. Me se shumti jam mbrekulluar me Galerite Uffizi ne Firence dhe Museumin Van Gogh ne Amsterdam. Më pelqejne piktoret  e Rilindjes, Leonardo da Vinci, Sandro Botticelli dhe Michelangelo si  dhe Impresionizmi. Claude Monet dhe Pierre-Auguste Renoirjane  nder piktoret  me te preferuar. Profesioni i mjekut kirurg me lejon te eksploroj qenien njerezore ne detaje, ne pikture derdh emocionete jetes. Pikturoj emocionin njerezor ne larmi ngjyrash,ashtu si me vjen ndjesia ne shpirt. Zakonisht pikturat me te arira i kam bere pas mesnate, ne qetesi absolute me veten, ose pas operacioneve shume te veshtira ku lodhja me ka mpire trupin por jo shpirtin. Se shpejti do kemi dhe nje ekspozite me punimet me te mira shpresoj. Por me duhet te theksoj se nuk kam marre asnje leksion pikture ne jeten time. Gjithashtu me pelqen shume natyra,e dua vendin tim me bukurite e tij perallore. Une mrekullohem nga nje fushe e gjelbert, nga nje perrua, nga kafshet ne lendina, deti perallor i jugut, bjeshket e malesise,  me impresionon njeriu i thjeshte dhe punetor. Sigurisht  me pelqen shume dhe muzika klasike e kultivuar kjo nder vite  nga im shoq, qe eshte muzikant ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Po kur kam kohe fantazoj ne kuzhine me gatime unike  cuditerisht te shijeshme. Nga sportet, preferoj notin, dhe sigurisht Rivieren e Jugut.