To top
12 Nën

Shpenzimet e Lindita Nikollës, shpenzime luksi, udhëtime qejfi, arredime zyrash, honorare, dieta, privilegje…

Lindita Nikolla ka shpenzuar 12 mln euro në 10 muaj, shpenzime luksi, udhëtime qejfi, arredime zyrash, honorare, dieta, privilegje… (përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj në udhëtime luksi) pa llogaritur emërimet apo nepotizmat në institucionin që ajo drejton…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka akuzuar kryeparlamentaren, Lindita Nikolla se ka shpenzuar 12 milion euro në 10 muaj.

 

Në një deklaratë për mediat u shpreh se Lindita Nikolla ka firmosur për shpenzime luksi, arredime zyrash dhe udhëtime.

 

 

“Fondet janë publike jo personale, dhe se ajo është aty për t`i shërbyer shqiptarëve të cilët mundësojnë edhe pagën e saj”, shprehet Vangjeli.

Ajo deklaroi se “Këto janë pagesat që merr Nikolla për krizën ku e ka futur parlamentin duke i shërbyer verbërisht Edi Ramës. Shefi i hedh ndonjë kockë dhe vartësja i plotëson dëshirat.”

Deklaratë e Genta Vangjelit:

Në 10 muajt e këtij viti, Lindita Nikolla dhe firma e saj u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 12.8 miliard lekë ose mbi 12 milion euro.

Nëse kjo vlerë e shpenzimeve të Kuvendit, pjesa më e madhe për udhëtime, dieta, pritje e përcjellje, vetëm për 10 muaj të këtij viti, do të konvertohej në pagesa pensioni, 64 mijë pensionistë do të përfitonin 200 euro pension në muaj

Nikolla ka firmosur për vitin 2023 këto shpenzime:

– Paga për punonjës të miratuar në organikë dhe punonjës me kontratë për kohë të kufizuar: 7.5 miliardë lekë

– Kompensime për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur: 1.6 miliard lekë

– Shpenzime për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve për zbutjen e impaktit të krizës: 26 milion lekë

– Shpenzime për ekzekutim te vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna: 63 milionë

– Shpenzime për honorare: 47 milion

– Shpenzime për pritje dhe përcjellje: 80 milion lekë

– Udhëtime të brendshme (ku përfshihen kompensime shpenzimesh për deputetë dhe dieta stafi): 520 milionë lekë

– Udhëtime jashtë vendit: 522 milion lekë

– Karburant dhe vaj: 78 milionë lekë

– Të tjera shpenzime operative dhe tendera ku sigurisht nuk mungojnë qokat milionëshe për kompani të lidhura me baxhanakun e Kryeministrit Rama.

Partia Demokratike nuk propozon mospagimin e punonjësve të Kuvendit, por nuk i përligj shpenzimet për arredime zyrash, pritje e përcjellje, udhëtime luksi të kryeparlamentares nëpër botë bashkë me ekipin e saj. Sidomos ne quajmë antiligjore dhe të papranueshme pushimin e padrejtë nga puna të punonjësve të Kuvendit, gjë që pas vendimit të gjykatave u ka kushtuar shqiptarëve 63 milion lekë.

Lindita me shoqe e shokë me sa duket nuk heq dot dorë nga luksi dhe as qokat për të afërmit e shefit.

Ajo duhet ta dijë se institucionet shtetërore që drejton nuk janë në pronësi të saj.

Fondet janë publike jo personale, dhe se ajo është aty për t`i shërbyer shqiptarëve të cilët mundësojnë edhe pagën e saj.

Me sa duket këto janë pagesat që merr zonja Nikolla për krizën ku e ka futur parlamentin duke i shërbyer verbërisht Edi Ramës. Shefi i hedh ndonjë kockë dhe vartësja i plotëson dëshirat.