To top
7 Shk

Lori Hoxha perballe Ardit Gjebrese

ardit gjebrea

Dy jane festivalet me te rendesishem te muzikes se lehte shqiptare ne Shqiperi “Top Fest” dhe “Kenga Magjike”, (edhe Festivali i RTSH , por keto dy festivale prej kohesh e kane zbehur pozicionimin e ketij evenimenti). “Kenga Magjike”, ka per producent Ardit Gjebrene, ndersa “Top Fest” se fundmi Lori Hoxhen, e cila e deklaroi vetem nje nate me pare ne ekranin e Top Channel. Te dy festivale te rendesishme, ku promovohen rryma te reja, muzike, risi dhe talente te rinj, (edhe pse secila pale vlereson festivalin e vet), do te jene tanime  perballe njera -tjetres. Tashme nje sfide e madhe ka filluar per vajzen e re, Lori Hoxha.

Në një intervistë ekskluzive në Top Show Magazine, 21-vjeçarja pranon se kjo nuk është aspak një punë e thjeshtë, përkundrazi, për të është një sfidë e vërtetë: “Fjala producente është fjalë e madhe. Këmbën e kam të vogël që ta fus në një këpucë aq të madhe, por punoj në një skuadër njerëzish të mirë e të aftë. Televizioni është i pafund dhe s’ka më mirë se sa të mësosh nga brenda. Pastaj puna në Top Channel është nder”, – ka deklaruar ajo në mbrëmjen e së premtes në Top Magazine.