To top
10 Kor

Martohet djali i biznesmenit shqiptar, Elvis Ponari

Elvis Ponari djali i vetëm i biznesmenit shqiptar, (Avni Ponari), ka kurorezuar lidhjen e tij me Holta Haxhiun.
Dasma përrallore është zhvilluar në ambjente të ndryshe private ku binin ne sy eleganca e ciftit dhe arredimi i ambienteve, përpos të ftuarve të rëndësishëm nga fusha e biznesit dhe politikës.

Avni Ponari renditet në listën e 20 biznesmenëve më të fuqishëm në Shqipëri falë sipërmarrjeve të tij të suksesshme kryesisht në fushën e sigurimeve, i njohur më së shumti në drejtimin e kompanisë lider “Sigal”.


Por ditën e djeshme ai e ka hequr petkun e një biznesmeni të njohur duke marrë rolin e babait të përkushtuar pasi mbrëmjen e së shtunës martoi djalin e tij, Elvis Ponarin, i cili jeton në Tiranë dhe punon në Bankën e Shqipërisë, pas kthimit nga Viena.