To top
29 Pri

Mogherini në Tiranë, takime me Ramën dhe opozitën

Në 8-9 maj Federica Mogherini viziton Tiranën. Shefja e diplomacisë europiane, do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës.

Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe 1 muaj para se në vendin tone te zhvillohen zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

Vizita e saj e fundit ishte prilli i vitit të kaluar, ndërsa pothuajse në të gjitha vizitat e saj në Tiranë, e ka gjetur politikën në mes të krizës. Mogherini është ftuar dhe nga presidenti Meta të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga BE.