To top
8 Maj

Myslim Murrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, me 92 vota pro dhe 1 abstenim, gjatë seancës së sotme plenare.

Ruçi e sqaroi këtë fakt pasi komunikoi emërimin e tij duke thënë se vota e vetë Murrizit është abstenim për të shmangur konfliktin e interesit.

Duket se jeta paralamentare në Shqipëri po i rikthehet normalitetti, të paktën nëse i referohemi numrave të deputetëve në Kuvend. Dita-ditës mandatet e braktisura nga opozita plotësohen nga kandidatë të propozuar në zgjedhje nga vetë ata. Por tashmë edhe në strukturat drejtuese të parlamentit kanë nisur ndryshimet.

 

Pas largimit të Edi Palokës, Myslym Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare, ku Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të integrimit.
 Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e zgjedhur në 2017 brenda parlamentit që dolën kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe grupit për të djegur mandatet parlamentare.

Ndërkohë që po në seancën e sotme u votuan edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga opozita e re.

Deputetët e rinj janë emëruar anëtarë në disa Komisione Parlamentare.

Emërimi i deputetëve të rinj në Komisionet Parlamentare

-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian.

-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.

-Jalil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë.

-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias

-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë.

-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.