To top
10 Maj

Në fund të majit nis plazhi. Këto janë rregullat e reja

Në fund të majit pritet hapja e sezonit turistik për të gjithë pushuesit. Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, tha se në bashkëpunim me strukturat akomoduese dhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës dhe do ketë vrojtues plazhi që do merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi për çdo pushues do serviret në dhomën e hotelit. Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe në darkë për turistët.