To top
3 Kor

Në Romë u promovua dhe lobua për Kosovën

Në Romën e lashtë është mbajtur një koncert-aktivitet ku në qendër ka qenë promovimi dhe lobimi për Kosovën.   Koncerti historik u mbajt në ambientet magjepsëse të Panteonit të lashtë në Romë, në njërin nga reliktet më të ruajtura të arkitekturës monumentale Romake, në ditët e fundit të  qershorit.
Në  këtë  koncert të  pranishëm ishin personalitete të  larta të  vendit, e po ashtu edhe ata vendas.
Në koncert ishin mbi 700 pjesëmarrës kryesisht Italian, Kardinal nga Vatikani, përfaqësues të Papa Françeskut, Monsignor Vicenzo Paglia-Sant’Egidio, ministra të jashtëm, ambasador të shteteve të ndryshme nga mbarë bota të akredituar në Romë, si dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti .
Gjatë këtyre ditëve u organizuan aktivitete të tilla si: Takimi në Vatikan, Koncerti në Vatikan, Konferenca për Kosovën : “E kaluara, e tashmja dhe ardhmja e Kosovës”.
Koncert i madh në Panteon si dhe  Takimi i kryeministrit, Albin Kurti me  me Papa Franceskun.

Konferenca me titull: “Kosova e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja u organizua nga Universiteti UBT – Qendra Hyland për studime Globale dhe bashkëorganizuar me Zyrën e “Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare  drejtuar nga z. Naim Dedushaj dhe Fondacionin Cardinale Domenico Bartolucci nga Vatikani si dhe  z. Alessandro Biciocci. Ky aktivitet me natyrë  historike do të mbahet mend gjatë  si Koncerti i parë në Historinë e Kosovës në Panteonin e  Romës.