To top
25 Tet

20 fustane që kanë ndryshuar historinë e modës

Nga fustani i dasmës të Princeshës Diana, fustani flamur i Geri Halliwell, fustani i Audrey Hepburn apo i famshmi fustan i Merilyn Monroe etj., janë të gjitha fustane që kanë ndryshuar industrinë e modës. Lista e këtyre fustaneve është shumë më e gjatë, por ne kemi përzgjedhur vetëm 20 prej tyre.
Thjeshtësi me Alexander McQueen
Spektakli final i McQueen Pranverë/Verë 1999 është shënuar në histori si një prej më të mrekullueshmëve, inovativëve dhe një prej momenteve të modës së konceptit të lartë të të gjitha kohëve. Fustani i bardhë i thjeshtë, i veshur nga modelja Shalom Harlow, ishte pikturuar me spërkatje nga dy robotë, ndërsa ajo qëndronte në një platformë rrotulluese. Ndërsa robotët morën një javë të tërë për të programuar fustanin. Poezi e pastër.
Fustani Mondrian i Yves Saint Laurent
Fustani ikonik nga YSL, koleksion i Vjeshtë/Dimër 1965, ishte inspiruar nga artisti danez Piet Mondrian. Ideja e një fustani të zhvendosshëm leshi të shtypur me ngjyrat primare bllok u kopjua shpejt në high street dhe u bë luku i viteve 60. Është modeli, për të cilin dizenjuesi është akoma i njohur.
Fustani ‘robdëshambër’ i Diane Von Furstenberg
Fustani ikonik “robdëshambër” është krijuar në vitin 1974. Ishte fustani që lançoi me të vërtetë karrierën e DVF-së dhe në vitin 1976 ajo kishte shitur mbi 1 milion fustane të firmosura prej saj, duke bërë që të cilësohej nga “Newsweek” si “gruaja që shet më shumë, që nga Coco Chanel. Me të vërtetë çmim i lartë!
Fustani i Hervé Léger
Një nga fustanet më seksi i të gjitha kohëve. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur fustani “me fasha” dogji për herë të parë skenën e modës dhe është tani sinonim me emrin e stilistit. Seksi, klas dhe i zbukuruar në mënyrë të pabesueshme. Triumf i stilit!
Fustani flamur i Geri Halliwell
E doni apo e urreni, imazhi i vajzës së “kuqërremtë” të “Spice…” në BRIT Awards, në vitin 1997, është përherë ngacmues. I bërë në minutën e fundit nga një peshqir çaji, është pothuajse më i famshëm se sa vetë “Spice Girl”.
Fustani i Dasmës së Carolyn Bessette Kennedy
Carolyn i kërkoi Narciso Rodriguez (i cili punonte në Cerruti atë kohë) të dizenjonte fustanin e prerë pjerrtas, që ajo e veshi për t’u martuar me JFK Jr., në vitin 1996. U deshën 23 orë që fustani të përshtatej e të rregullohej në Paris dhe u vlerësua 40 000 dollarë. Fustani sensual ndihmoi t’u jepte tonin viteve 90 të shekullit XX.
Fustani i Audrey Hepburn
Mund të përmendim fustanin e Hepburn te “Breakfast At Tiffany”, i cili, në fakt, nuk është mohuar se çfarë ndikimi ka pasur në historinë e modës. Hubert de Givenchy e ka veshur Hepburn që në vitin 1953, por fustani ishte punim i krijuar në filmin e vitit 1961 dhe u bë një prej fustaneve të zinj të shkurtër më famëkeq në masë dhe një prej pamjeve më ikonike në historinë e filmit.
Koleksioni i Dhomës së Mary Katrantzou
Koleksioni i Pranverës 2011 i Katrantzou ishte gjenial. Një abazhur për fund? Frymëzuese! Gama e fustaneve konsolidoi gjithashtu trendin e printimit dixhital.
Fustani ‘Gëzuar Ditëlindjen zoti President’ i Marilyn Monroe
Fustani me temina të shndritshme i bombës së Hollivudit, të cilin e kishte veshur për të kënduar “Happy Birthday” JFK ishte aq i ngushtë sa u tha se ishte qepur nga ndihmëset e saj (megjithëse ne mendojmë se mund të shohim zinxhir atje). Varësja e trashë e bardhë që ajo kishte vënë në “The Seven Year Itch” është shumë e famshme, por mendojmë se fustani i saj tërë shkëlqim ishte më i vlefshmi i listës… Ishte shokues, ngacmues sensualisht për të dashurin JFK dhe klanin Kennedy. Është shitur në një ankand në Nju-Jork për 1.26 milionë dollarë.
Fustani me prerje të pjerrtë
Fustani i prerë pjerrtazi është krijuar në vitin 1927 nga Madeleine Vionette. Afërsisht në vitin 1930, stilistët e Hollivudit kishin rënë në dashuri me këtë prerje dhe e kthyen atë në një trend real.
Nicole Kidman me Christian Dior nga John Galliano
Aktorja bëri historinë e modës, duke veshur fustanin Chinoiserie në ceremoninë Oscars në vitin 1997. Në këtë kohë, Galliano ishte një djalë i ri në skenën e modës dhe Kidman e ndihmoi jo thjesht të vendosë emrin e tij në hartën e modës, por e bëri të njohur dhe përhapi trendin e muzës aq të përhapur sot.
Fustani i Hakmarrjes së Princeshës Diana
Ne mund të kishim shkruar për këtë duke u bazuar në tërë gardërobën e Princeshës Diana. Pas fustanit të dasmës, ky fustan ikonë u dizenjua nga Christina Stambolian dhe u vesh nga princesha në festën kur Princi Charles pranoi publikisht se kishte pasur një lidhje dashurie me Camilla-n, dhe shënoi një fazë të re në tërë jetën mbretërore.
Mini fustani metal i Paco Rabanne
Një mini-fustan i përbërë nga unaza metalike të lidhura bashkë që formojnë një rrjetë, krijuar si pjesë e koleksionit të tij couture të vitit 1967 e që ishte një fustan në krye të listës së kohës së tij.
Fustani i dasmës së Princeshës Diana
Dizenjuar nga Elizabeth Emanuel, fustani i mrekullueshëm kishte një tren 25-këmbë të gjatë të bërë nga 40 jardë tafta mëndafshi. Ishte tepër i bollshëm dhe u kopjua në tërë botën. Trendi i fustanit të dasmës “mega-merengë” kishte lindur.
Fustani i Christopher Kane
Koleksioni i parë i Kane në vitin 2006 krijoi fustane me ngjyra të ndezura super të shkurtër me materiale Swarovski. Fustanet luksoze lançuan karrierën e tij, duke bërë që të fitojë çmimin “Young Designer të Vitit”, në të njëjtin vit.
Fustani I tejdukshëm me rripa të hollë i Liza Bruce
Ky fustan përmbledh pak a shumë “skenën” e viteve 90 të shekullit XX. Në dhjetor 1994, Kate Moss veshi fustanin–pantallona të artë nga Liza Bruce në një foto-shot me revistën I-D. Më vonë, atë muaj, ajo përqafoi një stil të njëjtë, në argjend, pa sutjena – për një natë jashtë me Naomi Campbell. Një mbretëreshë e mbrëmjeve të rock and roll-it lindi.
Uma Thurman e veshur me Prada
Aktorja e Hollivudit e vendosi “Prada”-n në “hartë”, kur veshi një nga krijimet e shtëpisë së modës në ceremoninë e Oscars 1995. Deri atë natë, marka ishte më pak e njohur se sa sot.
Fustani që zbulon këmbët i Angelina Jolie
Fustani i atelier “Versace” që Ange veshi në Oscars 2012 ishte padyshim mahnitës, por ishte poza e ekzagjeruar e yllit (që kishte nxjerrë jashtë këmbën e djathtë në mënyrë jo natyrale) që shkaktoi në Twitter shumë zhurmë.
Fustani i Ballos së Inagurimit të Michelle Obama
Vendimi i Michelle Obama-s për të veshur Jason Wu për të dyja ballot e saj të inaugurimit (pa përmendur takimin e saj të 2009-s me Mbretëreshën) ka çimentuar vendin e stilistit Taivaneze-Kanadian në botën e modës dhe në librat e historisë.
Koleksioni i parë i Victoria Beckham
Sapo lançoi koleksionin e saj të parë, u ngritën dyshime, nëse ishte një stil i kopjuar apo origjinal i Beckham. E vështirë të thuhet, por, sapo hedh sytë në koleksion, çdo dyshim zhduket. Kritikët përdorën fjalë si “e mrekullueshme”, “e dëshirueshme” dhe “klasi”, për të përshkruar koleksionin. Një stiliste e modës së lartë kishte lindur.