To top
25 Tet

Rrëfimi i Francesca Pascale-s, e fejuara e Berluscon-it

Politikani italian “i njollosur” dhe partnerja e tij 28-vjeçare flasin për revistën, rreth marrëdhënies së tyre. Është e vështirë të jesh e fejuara 28-vjeçare e Silvio Berluscon-it; në krye të historive të mbrëmjeve bunga-bunga, Francesca Pascale u desh të përballej me kundërshtimin e nënës, kur prindërit e saj zbuluan që ajo dilte me një burrë që, megjithëse lëkurën e kishte të nxirë nga plazhi dhe xhepat të fryrë, mbushte plot 77 vjeç. “Mami im më tha: Edhe ne e admirojmë atë, por ai ka moshën e babait tënd”,-thotë velina nga Napoli, në një intervistë për Vantity Fair Italia, e cila në faqen e parë mban një fotografi të çiftit në vilën e ish-kryeministrit në Arcore.
Koha po bëhet tipar goditës: Berluscon-i, lideri miliarder i qendrës së djathtë, do të falet edhe për gjëra të tjera, përveç romancave të tij, porse nuk denjon të thotë asnjë fjalë për mashtrimet mbi taksat e shërbimeve publike ose që është në arrest shtëpie. Ndërkohë, e votuan, duke e përjashtuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, ndërsa ridalja e partisë së tij Forza Italia nuk duket se po fiton mbështetje në popull.
Po kush kujdeset për politikën, kur ti je i dashuruar me një grua që dikur ka kënduar “Kur ti tregon pak kofshë, vlerësimi rritet”? Gjithçka që mund të bëjë Berluscon-i për votën e Pascale-s është të sillet mirë në angazhimin e tij ndaj unazës, që i bëri asaj për Krishtlindjet e vitit 2011.
“Unë e kam ndjekur atë, i jam vardisur, e kam bërë të bjerë në dashuri dhe të fejohet me mua,- tha Francesca Pascale.- Unë i kam bërë të gjitha  dhe akoma i bëj të gjitha vetë, në mënyrë virtuale. Ai thjesht duhet të thotë “po”.”
Pascale tregon se si ia ka dhënë Silvios numrin e telefonit, kur ishte veçse një anëtare adoleshente e Forza Italia-s. Ajo e deklaroi dashurinë e saj për ish-kryeministrin që në krye të skandalit, pas ndarjes së tij nga Veronica Lario në vitin 2009. Ajo gjithashtu tregon se si i shtrëngonte dhëmbët kur ai ndiqte një paradë me vajza të reja tërheqëse në vilën Arcore. Francesca ka ditur gjithnjë t’i qëndrojë në krah kalorësit, edhe kur ai hidhet tutje publikisht në çdo zgjedhje politike, në televizion dhe në parti. Gjithkush, ajo e di se ka luftuar fort për të qenë e preferuara dhe e zgjedhura e Silvios. Fillimisht, ajo ka ndjekur leksione për mënyrën e të folurit, si dhe për disa rregulla të mirësjelljes, por, po ashtu, ua ka dorëzuar portretin e saj kirurgëve plastikë, siç dallohen ndërhyrjet në buzë, faqe dhe në pjesë të tjera të trupit. Të gjitha këto për kënaqësi të Silvios, si dhe për “të varrosur” linjën e gjatë të rivaleve, me të cilat asaj i është dashur të luftojë e të triumfojë.
Francesca Pascale e ndryshoi edhe stilin e veshjeve, teksa në gardërobën e saj zunë vend kostumet dhe këmishët, për t’i lënë rrobat vulgare që binin shumë në sy. Flokët e saj tashmë janë të drejtë, si dhe e ndryshoi make up-in, duke u bërë kështu një zonjë e klasës së lartë borgjeze. Gjithashtu, herë pas here ajo shihet të dalë shëtitje me qenin e saj qimegjatë e të bukur dhe, si çdo div tjetër, duke u ndierë tejet e respektuar. Jo vetëm kaq, por ajo ka mundur të fitojë vlerësimin e vajzës së dashur të Silvio Berluscon-it, Marina, trashëgimtare e Mondadorit. Në fakt, e bija dhe e dashura janë zbuluar të fotografuara krah për krah në Milano, pasi ishin duke ngrënë një picë me njeriun më të rëndësishëm të jetës së tyre.
Napolitanka e bukur banon fundjavave në vilën e famshme Arcore, pushimet verore i kaloi në Sardenja, ndërsa aktualisht jeton në Romë, në një shtëpi në pronësi të Berluscon-it. Francesca shprehet se ka pak kohë për ta ndjekur Silvion në angazhimet e tij të punës, por e bën këtë hera herës dhe në heshtje, si një pacient i vërtetë. Shpeshherë, është e  detyruar të presë gjatë, për shkak se ish-kryeministri është i angazhuar në takime me avokatët e tij apo me drejtues të partive.
Të gjitha këto, janë të fshehtat e një gruaje me një jetë të suksesshme.