To top
20 Jan

Olsian Çela formon ekipin e ri. KLP miraton kandidatët e propozuar nga kryeprokurori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi ekipin e ri me të cilin do të punojë kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Kështu, Pranvera Pustina do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela. Pustina komandohet ndihmës magjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme.

Olsi Dado është emri tjetër i miratuar nga KLP, i cili ka marrë rolin e shefit të marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe do të mbajë postin e drejtuesit të dekriminalizimit në vend të Arben Krajës, që u zgjodh drejtues i SPAK-ut.

Arenc Çela është komanduar ndihmës magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet ende posti që do të mbajë.

Sot KLP ka pranuar edhe dorëheqjen e kancelares së Prokurorisë së Apelit në Durrës, Rudina Shermadhi.

Gjithashtu Komisioni i Vlerësimit te Veprimetarisë Etike dhe Profesionale në KLP paraqiti projekt-aktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj, për secilin prej tyre kandidateve.

  1. Adnan Hoxha
  2. Alba Dhima
  3. Aurora Hajro
  4. Ermira Manelli
  5. Florian Boriçi
  6. Gjergji Ceka
  7. Ledion Tema
  8. Gëzim Spahiu
  9. Pierind Çukaj
  10. Xhoana Mehmetaj