To top
3 Qer

Opozita bojkoton presidentin e ri

Në një dalje për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se grupi i tij parlamentar nuk do të jetë nesër prezent në votimin për zgjedhjen e presidentit. Pasi dogji të tri raundet për të propozuar një emër apo disa emra, me 20 firma deputetësh, për kandidatin për president, opozita nuk do të jetë as pjesë e votimit që do të mbahet nesër në orën 18:00 në Kuvend.

Pas Alibeajt, në një status në Facebook ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku shkruan:

“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! ‘Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë’, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaë. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.”

Kryesia e PS-së mblidhet sot për të diskutuar dhe më pas prezantuar kandidatin për president. Mbledhja nis në orën 17:00.