To top
1 Sht

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Emily Ratajkowski fotografohet duke u shpërngulur nga shtëpia

Emily Ratajkowski sapo hodhi hapin e radhës pas ndarjes së saj nga Sebastian Bear-McClard, pasi ajo u fotografua duke lëvizur gjërat e saj nga apartamenti i tyre i përbashkët në Nju-Jork të martën.

Disa punonjës hoqën mobiljet, veprat artistike, veshjet dhe sende të tjera të modeles nga apartamenti i tyre në Manhattan.

Ratajkowski u pa duke nxjerrë një bimë në vazo nga apartamenti.

Por modelja nuk ishte e vetme, pasi një nga shoqet e saj u pa me një tufë të madhe rrobash dhe varëse rrobash duke i shpërngulur.

Ndarja e çiftit erdhi pasi bashkëshorti i modeles prej katër vitesh, dyshohet se e ka tradhtuar.