To top
27 Shk

Princi Harry i bën Meghan-it pyetjen e çuditshme: Është fëmija i imi?

Princi Harry dhe Meghan ndodhen në Marok dhe përveçse të dy dukeshin të adhurueshëm, si gjithmonë princi Harry nuk mund ta lërë mënjanë sensin e tij të humorit. Madje, shakaja që ai ka bërë kësaj radhe ishte totalisht e papritur.

Teksa ishin në një vizitë te një institucion që mbështet edukimin e grave, njëra nga gratë përfitoi për të uruar dukeshën. “Dëshiroja të të uroja për shtatzëninë”, -iu drejtua ajo Meghan-it. Papritur Harry u drejtua nga Meghan dhe i tha: “Prit, ti je shtatzënë?” Meghan ia ktheu: “Surprizë!”.

Më pas, princi Harry bëri shakanë e papritur: “Është fëmija i imi?” Kjo gjë ka shkaktuar shumë të qeshura mes njerëzve që ndodheshin aty dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.