To top
18 Kor

Rama në Turqi, drekë me Presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Rama ka qenë i ftuar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris dhe foton nga dreka e ka publikuar vetë në Instagram me një shënim.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris🤝”, shkruan Rama teksa shfaqet në tryezë me kurriz me Erdogan dhe një person të tretë në një zonë të mbushur me pemë e gjelbërim.