To top
30 Dhj

Reçesion mbi librin, “Vila me tri porta” të Vera Bekteshit

E kam shkruar e frymezuar nga disa libra te lexuar rreth kesaj teme. E paafte te pershkruaj dhembjet e medha te kategorive te tjera te cilet vuajten deri aty ku qenia ime nuk e perballon, te mbivendosura me situatat e mia, zgjodha Vilen, pa mohuar edhe njohjen personale me shkrimtaren e cila me vjen here si shoqe e here si e larget. “Vila me tri porta”, deliri, vuajtja dhe e verteta!
Nga Klodi Meshi
Romanet me subjekte te ngjashem duket se lexohen shpejt, duke mesuar sesi kane funksionuar kohet, atehere ke te qarte vijimin e kjo i ben kryesisht te thjeshte. Por ne te vertete nuk eshte e thene aspak, qe ne kohe moderne te na vijne vetem vepra te mira, jo e jo, por sigurisht jane njerezit e prirur per te transmetuar cka kane jetuar, kuptuar, ndjere e arrijne te na bejne me dije, se drama njerezore nuk mund te kufizohet ne permasat e periudhes, as te ngjashmerive mes tyre apo kontekstit, ajo ka vetedije personale me raste te admirueshme, gje qe si cdo mrekulli u eshte e lejuar te gjitheve.
Ne romanin “ Vila me tri porta” te Vera Bekteshit, jo se nuk ka ngjashmeri me ato qe lexohen ne rrjeshta te librave te tjere, por mbetet i rendesishem fakti se eshte kerkuar te flitet, me guximin qe kerkon, pershkrimi i vuajtjes personale dhe i familjes, e strukturuar ne nje gjini letrare, roman. Mendoj se per te na bere favor ne lexuesve Vila shkrimtare,(do ta quaj keshtu Vera Bekteshin) ka zgjedhur kete zhaner pothuaj delikat letrar, ndryshe nese do te na kishte treguar gjithcka, nuk mund te mohohet se qenia humane eshte e prirur drejt nje kurioziteti ndaj eksperiences se te tjereve vecanerisht ne rrethana te tilla, do na vinte nje ngjarje tragjike, Shekspiri nuk perben dot shembull ne vendin tone. Nga ana tjeter Vila shkrimtare, kerkon nga vetja te vije para nesh si shkrimtare e jo si rrefimtare ne kuptimin rigoroz, si ai i ritit katolik, ajo ka shpetuar te shpetueshmen e jetes se saj ne internim. Ndoshta per faktin se njihte mire persekutoret, dhe forca qe loja e tyre mund te kishte perballe saj e miqve te saj, afer e larg vendit tone, Vila shkrimtare i ka trajtuar me nenvlere, si njerez te ketyre menyrave, te cilet perballe studimeve te saj si fizikane dhe sic pohon ndershmerise se babait te saj, Sadik Bekteshi, i shkolluar ne BS si ushtarak, ishin ata vete qe do te dilnin te fituar, ne nje kohe te dyte. Vila shkrimtare e di se lufta mes llojit eshte e ashper, por ajo beson se lloji ka diferenca e se ajo i takon pjeses qe nuk humb, ata ndenjen bashke. Zygmund Bauman, ne fund te nje vellimi te tij permend shprehjen e fashme te Margaret Thatcher: “ Ne banoret e tokes, mund te zgjedhim ose te bashkohemi ose te perfundojme ne nje grope te perbashket”.
Romani “ Vila me tri porta” eshte nenvizuar te jete autobiografik, ky nuk eshte nje element marketingu ne kete rast, por pjese e te vertetes qe Vila shkrimtare mezi ka pritur t’a tregoje pas pothuaj 16 vjetesh internim ne fshatrat e Beratit, mes baltes dhe shtypjes e presionit qe tashme nuk i vinte drejtepersedrejti nga pardesyte e kryeqytetit, por i implementuar nga vete “fatkeqinjte”, fshataret e mjere, te cilet Veres “i dhimbsen”, por edhe nga vete bashkevuajtesit, qe sic shpjegova me lart, Vera fisnikerisht i ka kursyer, por i ka permendur. Vila shkrimtare krijon lidhje te mireqena te lexuesit me personazhet, ata jane njesoj te dashur apo jo edhe per ne, zhgenjimi nga sherbimi i kyer ndaj sigurimit te shtetit nga shoqja e ngushte, dhembje kur ajo iken nga Tirana me djalin e vogel dhe menyra e drejte qe ajo i trajton ata, si nje shfaqje marijonetash te rreckosura, fijet levizese qe mbajne duken edhe me te shemtuara nga ata te fshatareve “te shkrete”.
Vera dhe udheheqesi
Ne “ Ferma e kafsheve” te G. Orwell, eshte i nenvizuar kudo termi udheheqes, strategu qe do te coje perpara kafshet, me te gjitha menyrat mjafton te mos jene ne drejtim te debuarit, “dy kembeshat”. “ Katerkembesh mire, dykembesh keq!”, therrasin te ekzaltuara, delet e Orwellit ne cdo rast, por ai vete duket pak. Ne Vila shkrimtare, ndryshe nga Ferma e Orwellit, ai eshte perballur drejtepersedrejti me protagonisten,Vera Bekteshi, duke i kallur asaj friken gjate nje bisede me te, ku ne fjale ishte nje emer i shquar i fizikes. Lidhur me studimet e tij te dyshimta, apo me hijeshine dhe auteritetin femeror te Veres apo edhe me ligesine qe shkakton suksesi i tjetrit te keta specie, kjo nuk eshte fort e qarte, por ajo nuk ka folur dot me pasi veshtrimi i tij e ka ngrire e ajo qe duhet thene eshte se udheheqesi eshte shqetesuar prej saj. Cdokush do te kujtonte se keta jane diktatoret te cilet nen semundjen e “diagnozes pushtet”, shqetesohen, por diktatura do ishte titulli qe zotet romake i dhane Jul Cezarit, kur ai u solli atyre fitore te verteta per Romen glorioze e jo reduktimi i titullit. Megjithate Vila shkrimtare ka vendosur zyrtarisht te perdore emertimin orwellian per udheheqesin, pershkrimi i te cilit ka joshur shumekend: “ Nje qendrim te dashur ne rruge me femijet e bllokut” apo edhe me te tjere, por nga ana tjeter sjelljen e tij dinake ndaj te gjitheve me aplikimin e goditjes pas shpine, e cila na eshte bere e ditur qe nga kenget e Homerit, vlen shprehja gazetareske, “nuk ben me lajm”, perkundrazi eshte buzagazi i tij, pjesa e dashur e cila e ben figuren e tij qesharake, delirike. Por duke bere nje pershfaqje reale te situates ne kontekstin ende komunikim, Vila shkrimtare kujton edhe komunikimin qe bashkeshortja e udheheqesit ka me te ne nje rast incidenti: “ Eshte vrave ne koke. Mire t’i behet…!, jane fjalet e saj qe Vila shkrimtare i sjell ne perforcim te kontekstit. Ajo ka folur ne roman me vulgare sesa vete udheheqesi i cili ‘di te qeshe’… Vera mbetet vajza qe i njeh meritat babait te saj, nje burre malesor me nje prejardhje, sic tregon ajo, te denje per te justifikuar pozicionin drejtues te familjes se tyre ne ate kohe, si e tille ajo mbart nje perkushtim ndaj nje gjykimi ateror duke mos e ndare ne bardh e zi cdo gje, vec abazhurit te leximit te blere diku jashte, i cili te Bekteshet eshte i badhe ndersa te Hoxha, bardh e zi. Pra ngjarjet qe tejcojne absolutisht ndjesine e te vertetes, te bejne te mendosh se ndeshkimet vec konjukturave, kishin gjithnje edhe linja personale, “shqetesimet nuk t’i falin ata e per shkakun tend jemi ketu”, shkrua Vila shkrimtare duke cituar nenen e saj e cila eshte nje jurishte, ish- prokurore e si e tille behet “udherrefyesja e shpetimit”, ajo me mire se kushdo i njeh menyrat e tyre. Nje gjysme personazh tjeter nga te udheheqesit, eshte edhe babai i tij, Mullai per te cilin thuhet ne roman se merrej me punet e fese, por ne underground duket eshte ndryshe krejt, ai ironizon nisjen per ne burg te Bedri Spahiut, prokuror, duke dale nga petku fetar, pothuaj lakuriq. Ne kete pike gjate leximit m’u kujtua domethenia e shprehjes se Umberto Eco-s, ne nje nga romanet e tij te fundit kur tregon se “…. pas gjithe kesaj ata nuk kane pse te jene me socialiste”, do ta kujtoj edhe here te tjera ne leximin e Viles, Umberto Eco-n, i cili personalisht me ka pelqyer ne konkluzione paksa me shume sesa ne analiza.
Ne ‘hakmarrjen’ e saj letrare, ndaj udheheqesit, Vera, nuk i ka kursyer opinionet qe rrethojne mendime pozitive, ne disa menyra, per numrin dy te pushtetit politik, Mehmet Shehun, e djalit te tij te sakrifikuar pas te atit, Ladit (Vladimirit), por edhe shoqerise se saj, te gjithe pjese e nomenklatures apo afer, juriste, shkrimtare, ekonomiste, mjeke te cilet jetonin shume mire ne bllok apo diku rrotull si pjese e elites se kuqe, por nuk ishin dakord me terrorin e udheheqesit qe edhe sipas tyre e tepronte ne cdo rast. Eshte deshperuese situata kur keta njerez te vleresuar prej, ajo i nenvizon me shume se nje here per miresine e tyre jo poziten e prinderve, te cilen nuk e anashkalon, fundja ata do te sakrifikoheshin per shkak te te dyjave, kur artikulojne se po presin te aplikohet mbi ta “gjuetia e shtrigave” e thurur prej atij, i cili ne Vila eshte gjithnje i akuzuar per pushtetin absolut. Vera ndjen dhembje per Ladin qe shkoi, Spartakun qe u burgos etj, por eshte shume interesant fakti se ajo nuk pret shume mbeshtetje prej tyre, as ata prej saj, ndryshe nga c’kam mundur te lexoj, degjoj e jetoj mbi persekutimin e shtresave te tjera te shqiptareve, te cilet te shokuar nga goditja e te paudhit ( po e perdor une kete term), kane tentuar te kerkojne ndihme te prifti, te miku, te Zoti, apo te dikush qe mund t’u shpjegonte te pakten, se pse ndodh kjo, perse atij po i bejne kete, duke justifikuar keshtu diferencen e madhe mes tyre, limitin, ate qe nuk i behet tjetrit edhe nese nuk e do si veten. “ Mo bre!”, eshte fraza qe e kam hasur jo vetem ne librin e Veres, refuzimin qe malesori i ka bere dhunes, duke tentuar te paudhet t’i ktheje ne arsyetim edhe ne ate momentin e tij te skajshem, ai eshte me i forte se ata, ai gati e do tjetrin, njesoj si veten, ai eshte i epermi. “ Na nen dhe e ju mbi dhe, ma te forte jena na”, tha At Anton Luli, nje prej martireve te Kishes Katolike, ne kete vend.
……..
Nder format qe Vila perdor per t’u autobiografuar eshte menyra sesi Bekteshet po mbijetonin e do te vijonin, pra te trashegoheshin. Ketu eshte shume e dukshme forma paresore, ajo etike, ajo e ka ruajtur familjen e saj nga perlyerja me ata, shembulli i mamase qe nuk pranoi ndarjen nga babai, apo edhe i vellezerve punetore e te drejte qe edhe ne internim, do te thoshte nje lloj qeinieje njerezore pothuaj inekzistente, Guxi, nje figure e dashur, por edhe vellai i saj i vogel, i treguan padrejtesise grushtet e tyre te vertete prej geni te forte. Per pasoje te kesaj forme, etike, Zana motra e Veres, martohet me nje djale te pafajshem fshati me emrin Ferdi, i cili e thote hapur e me admirim se ka deshire te beje femije te bukur me Zanen. Te vete ajo, ka nje shenje tjeter trashegimia, ka shenjen e nje femije i cili do te mbetet me te gjithnje si pasqyre e asaj qe Vera e Bekteshet kane kaluar, por qe ndryshe prej tyre ai eshte i dliri, qe prej femijerise e deri ne moshe madhore.
Nje tjeter forme e sjelle si etike e paster eshte ajo e takimit te Guxit, ne burg, me vejushen. Guxi mbeti ai qe kerkon te perballet me te keqen, ka nje prirje te njerezve te cilesuar te drejteperdrejte per ta pare trajten qe ka e keqja, te tjere e shmangin. Perballe kerkeses se Guxit, ne burgun demokratik tashme, Vila shkrimtare tregon, qendrimin e termit klasik “armik i klases”, e se per te asgje nuk ka ndryshuar, ashtu si edhe zgjdhjet demokratike ne kooperative, pas 1990-es.
Vera Bekteshi, si shume shkrimtare te tjere, femije te prinderve “mekatare”, gjen rastin te beje me te emen, ish-prokurore, nje debat, ku e akuzon ne nje fare menyre, ben ne te njejten kohe katarsisin e familjes se saj, per ate fshehjen e justifikimin pas ideologjise e cila: ‘ ja cfare prodhon’.
Mendoj se “ Vila me tri Porta” do mbetet ne bibliotekat e shqiptareve, pasi si cdo gje qe vjen prej te vertetes ka vlere.
Romani i zonjes Bekteshi, eshte tipik i nje gruaje te emancipuar te kohes qe pothuaj kemi kaluar, por jo i cdo te tille, asaj i pelqen t’a shenoje veten ne roman me qendrimin karakterial, qe i shkon pershtat me stilin e shkrimit por edhe formimit te saj prej fizikanteje, ajo eshte e drejteperdrejte e sakte madje edhe atje ku kerkon te nenkuptohet dicka e thote qarte, duke fshehur haptazi domethenien, jo cdo perleshje me dhunen triumfon si ne rastin e Vera Bekteshit, e cila ashtu sic thote Nietzche, u mor me veten e jo me njerezit, pasi keta ‘te cmendin’. Jo aq per te justifikuar faqet e romanit sesa 16 vitet e internimit, Vera i ka dhene rendesi edhe marredhenieve me fshataret e zones, duke e pasuruar romanin me epitete, metafora e me dialektin tipik myzeqar te zones i cili i vene ne gojen e marionetave tingellon qesharak; per t’a percjelle me moralin e shprehjes se Tolstoit, “ …nese ata do t’i nxjerrim nga konteksti ata do te “vdesin”.