To top
22 Kor

Ruçi: Reforma, e pakthyeshme dhe e panegociueshme, koha për reflektim

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”. Në fjalën e tij gjatë promovimit të këtij botimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se kjo Reformë është në një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.

“Reforma në Drejtësi është një mundësi reflektimi, unë kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu do ndodhë me secilin prej jush. Ndryshimet ligjore ngritjen e institucioneve dhe kryerjen  procesit të Vettingut për gjyqtaret dhe prokurorët. Një vlerë e shtuar këto botime, për jurispudencën shqiptare. E pakthyeshme dhe e panegociueshme, se është e dëshiruar dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët. Ritheksoj se as Reformën në Drejtësi dhe as Vettingu nuk janë qëllim në vetëvete, po është barazia para ligjit”, u shpreh Ruçi