To top
6 Nën

Rudina Hajdari forcohet, zgjerohet Grupi Demokrat në Parlament me 5 deputetë te rinj

Tiranë-  Grupit Parlamentar Demokrat është zgjeruar me pesë anëtarë të rinj. Ashtu siç edhe shihet në faqen e Kuvendit Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti janë deputetët e rinj që i bashkohet grupit të drejtuar nga Rudina Hajdari.

Tashmë Rudina Hajdari është përballë me kundërshtarin e saj, Korab Lita, i cili ka deklaruar se është votuar së fundmi në krye të këtij grupi. Lita ka deklaruar më herët se pesë deputetë kishin kërkuar të bëhen pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat, por ishin refuzuar.

Theksojmë se opozita e re në Kuvend është përçarë. Disa ditë më parë u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar.