To top
29 Tet

Rudina Seseri shpallet një ndër 100 gratë më me influencë në botë

Rudina Seseri është klasifikuar nga revista “Woman Entrepreneurs” një prej 100 grave më me influencë në botë.

TIRANË- Ish- deputetja socialiste, Rudina Seseri është klasifikuar nga revista “Woman Entrepreneurs” një prej 100 grave më me influencë në botë.

Bazuar në deklaratën e revistës së njohur 100 gratë e përzgjedhura si influencer po riformulojnë botën e biznesit, por  jo vetëm, janë gjithashtu një  mbështetje e mirë për të gjitha gratë e tjera.

“Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”, shkruan “Woman Entrepreneurs”.

Kjo kompani me bazë në Boston, Amerikë, ka prezantuar edhe një vit më parë  fondin e saj të parë prej 112 milionë dollarësh në vitin 2018. Që prej kësaj kohe ajo ka investuar në 19 biznese të tjera.

Diçka që mund të neglizhohet lehtësisht është koha e të menduarit. Bëni një hap pas dhe reflektoni: Ku jam? Ku po shkojmë?”,lexohet mes të tjerash në shkrimin e kësaj kompanie