To top
11 Pri

Rutina për pastrimin e fytyrës: Jessica Alba fytyrëbebe, ja sikujdeset

Meqë Jessica Alba është fytyrëbebe, rutina e pastrimit që bën duhet marrë shembull.

Ndjek dy hapa për pastrimin: Në fillim vendos krem më përbërje qumështi që heq makeup-in. Jessica lyen dhe fërkon gjithë fytyrën me të dhe shpjegon se e mira e tij është përbërja natyrale, pa parfum, pa aromë dhe që nuk i djeg sytë. Më pas i hedh fytyrës ujë. Pas kësaj, e fshin me peshqirin e butë, por kjo nuk do të thotë që pastrimi mbaroi. Aplikon një tjetër xhel pastrues dhe më pas e fshin sërish dhe këtë herë e ka lëkurën plotësisht të thatë.

Hapi tjetër është vendosja e vitaminës C në fytyrë, edhe kjo në formë kremi. Jessica sqaron se e mira e kësaj vitamine është përbërja nga dy acid hialuronik që i japin fytyrës shkëlqim.

Pastaj e ka radhën pastruesi dhe masazhuesi elektronik i fytyrës. Pastrimi me të nis nga qendra e faqeve drejt veshëve.

Jessica shton se fytyra e saj është e kombinuar: herë e thatë dhe herë e yndyrshme, ndaj në rastin e parë, pas pastrimit e lyen me krem që ka më së shumti ujë në përbërje “hydrogel” dhe në fund fare pak masazh si në video për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.