To top
19 Jan

Sara Hoxha merr një urim të veçantë për ditëlindje

Feston ditëlindjen me njerëzit e zemrës Sara Hoxha, vajza e dytë e të ndjerit Dritan Hoxha, ka marrë një dhuratë të veçantë me rastin e ditëlindjes. Vetëm pak muaj pasi lidhja e Sarës me Ledion Liçon u bë publike, është e pritshme që dhurata e parë e ditëlindjes të jetë pikërisht nga Ledioni. Dhe kështu ka ndodhur. Jo vetëm i pari, por edhe pak para ditëlindjes, Ledioni i ka dërguar Sarës një urim mjaft origjinal. Një zemër të vizatuar në një fletë fletoreje, shoqëruar me urimin për ditëlindjen. Foton Sara e ka postuar menjëherë në Instagram, duke e ndarë gëzimin me të të gjithë miqtë dhë ndjekësit. Pak minuta pas orës 12, Ledioni ka postuar një foto të Sarës së vogël në profilin e tij, duke i uruar edhe një herë festën: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që më bëri më të lumtur”, – shkruan Ledioni në Instagram. Pjesë e gëzimit të njërës prej vajzave më fashionista të momentit, sigurisht janë bërë edhe familjarët. Lori Hoxha, që mezi po e priste orën 12, ka postuar një foto në profilin e saj, kur Sara dhe vëllai i vogël janë duke fikur qirinjtë e tortës. Bashkë me urimin e ditëlindjes, Lori shkruan në Instagram se ndihet krenare për të motrën dhe është e bindur se ajo ka lindur për të bërë gjëra të bukura e të mëdha në jetë.