To top
17 Tet

Si të mbani larg diabetin me një gotë qumësht

Pirja e qumështit në mëngjes zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sugjeron hulumtimi. Shkencëtarët në Kanada gjetën në qumësht sasi të lartë proteinash të cilat nëse konsumohen në mëngjes ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin në kohën e drekës. Qumështi përmban proteina të cilat lëshojnë hormone që ngadalësojnë tretjen. Nivelet e larta të proteinave i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më shumë kohë.

Profesor Douglas Goff, zbulimet e të cilit janë botuar në gazetën “Bulk Science”, tha: “Sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin si shqetësime kryesore në shëndetin e njeriut.