To top
20 Kor

SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn

SPAK i ka dorëzuar policisë urdhër-arrestin për ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj. Mësohet se SPAK i ka kërkuar Policisë informacione rreth vendndodhjes së Ahmetajt.

Prej ditësh Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, pavarësisht se avokatët e ish-ministrit thonë se ai ndodhet të familjarët e tij në Angli.

Të premten e shkuar Kuvendi vendosi të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesave të Arben Ahmetajt, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza: Për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Më datë 18 Korrik me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar nën sekuestro u vunë 6 pasuri, nga të cilat 4 banesa dhe 2 llogari bankare në vlerën e 124 mijë Euro. Vendimi i marrë nga togat e zeza u ekzekutua nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një operacioni të zhvilluar të martën, ku u kontrolluan 7 banesa.