Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Sulm me armë zjarri ndaj Donald Trump!

15 July 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ra pre e një sulmi me armë zjarri, në një ngjarje që po hetohet si një atentat për vrasje. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhe ishte duke mbajtur një takim elektoral në Pensilvani teksa është goditur me një plumb që e ka kapur afër veshit. Nga ngjarja e rëndë ka humbur jetën atentatori, ndërsa janë plagosur dy të tjerë. Atentatori që tentoi të vriste Trump-in gjatë  është një 20-vjeçar vendas. Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler, Pensilvani. Pozicioni i trupit korrespondon me origjinën e mundshme të të shtënave.